Kujdes

WhatsApp nuk funksionon më në këto iPhone

WhatsApp nuk funksionon më në këto iPhone

WhatsApp nuk funksionon më në këto iPhone. Duke filluar nga dje, data 1 qershor 2025, WhatsApp ka ndaluar së funksionuari në disa modele të vjetra të iPhone. Aplikacioni i mesazheve në pronësi të Meta-s po përditëson kërkesat minimale të sistemit. Pajisjet që nuk i plotësojnë këto standarde të reja nuk do të mundet të lidhen më me serverët dhe rrjedhimisht nuk do të mundet të dërgojnë apo të marrim më mesazhe.

WhatsApp nuk funksionon më në këto iPhone

Nga dje, WhatsApp do të funksionojë vetëm në pajisje që janë përditësuar të paktën në iOS 15.1. Kjo do të thotë se modelet e mëposhtme zyrtarisht nuk mundet të përdorim në aplikacionin WhatsApp:

  • iPhone 5s
  • iPhone 6
  • iPhone 6 Plus

Disa burime kanë përmendur gjithashtu edhe modelet e mëposhtme:

  • iPhone 6s
  • iPhone 6s Plus
  • iPhone SE (gjenerata e parë)

Megjithatë, këto të fundit mbështesin versionin iOS 15.8.4, kështu që nëse janë përditësuar siç duhet, duhet të vazhdojnë të jenë të përputhshme për të paktën edhe për pak kohë.

Kjo nuk është herë e parë. Para disa kohesh Meta kishte njoftuar edhe ndalimin e funksionimit të WhatsApp edhe në disa telefona Android. Siç ndodh rregullisht, Meta përditëson kërkesat për të garantuar sigurinë, performancën dhe përputhshmërinë e aplikacioneve të saj. Edhe pse shumë përdorues i kanë lënë tashmë pas këto modele, ekziston ende një grup i vogël njerëzish që i përdorin. Shpesh mund t’i kenë si pajisje dytësore ose i kanë kaluara te anëtarët e familjes më pak të aftë me teknologjinë.

Me rreth 3 miliardë përdorues aktivë të WhatsApp në botë, edhe një ndryshim i tillë, që duket i vogël, mund të prekë miliona njerëz.

Edhe pse iPhone 5s dhe iPhone 6 janë jashtë loje prej vitesh, për shumë njerëz ato ende janë një pajisje e besueshme. Por aplikacionet evoluojnë, dhe përputhshmëria me sistemet operative nuk mund të mbetet pas përgjithmonë. Prandaj nëse përdorni akoma ju, ose familjarët tuaj, një nga këto modele merrni masa për të ndryshuar telefon.

Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Related Articles

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button