Samsung Galaxy Z Fold 7 – Foldable më i shitur i Samsung

Samsung Galaxy Z Fold 7 – Foldable më i shitur i Samsung. Një epokë e re për telefonat me ekran të palosshëm. Sipas hulumtimeve të fundit të tregut, Samsung ka shitur më shumë njësi të Z Fold 7 në Evropën Perëndimore sesa çdo telefon tjetër me ekran të palosshëm deri më sot. Ky telefon jo vetëm që tejkaloi dukshëm paraardhësin e tij, Galaxy Z Fold 6, por u konsiderua edhe si telefoni më i mirë në segmentin e tij.
Përmirësimet që bënë diferencën tek Samsung Galaxy Z Fold 7
Samsung Galaxy Z Fold 7 vjen me ekran të palosshëm në stil libri, performanca të larta dhe përmirësime të mëdha që e bënë menjëherë të suksesshëm. Telefoni regjistroi rekorde shitjesh që nga javët e para të lansimit, duke tejkaluar pritshmëritë e tregut dhe të konsumatorëve.
Shifra të mahnitshme shitjesh
Sipas analizës së Counterpoint Research, Galaxy Z Fold 7 është telefoni më i shitur me ekran të palosshëm i Samsung në Evropën Perëndimore.

- Gjatë katër javëve të para janë shitur mbi 250.000 njësi.
- Kjo shifër është dy herë më e lartë sesa Galaxy Z Fold 6.
- Shitjet janë 70% më të larta sesa telefoni më i shitur foldable i mëparshëm, Galaxy Z Fold 4.
Në fakt, shitjet e Galaxy Z Fold 7 gjatë katër javëve të para të lansimit tejkaluan çdo telefon tjetër me ekran të palosshëm në stil libri ose clamshell nga çdo markë deri më sot.
Foldable-t bëhen të njohur për të gjithë
Sipas Counterpoint, suksesi i Galaxy Z Fold 7 ka “bërë që telefonat me ekran të palosshëm të bëhen produkt për të gjithë”, duke i bërë ata të njohur dhe të përdorshëm nga shumica e konsumatorëve në Evropën Perëndimore.
E ardhmja e telefonave me ekran të palosshëm
Me fuqinë që krijoi Samsung, tregu është gati të mirëpresë më shumë foldable nga kompani të ndryshme. Ndër ta pritet edhe iPhone foldable i Apple, që do të konkurrojë drejtpërdrejt me zgjidhjet e Samsung.