Mësoni rreziqet para se të lidheni në llogarinë e Facebook-ut tuaj nëpërmjet një faqe tjetër apo duke përdorur një aplikacion. Nëse e keni vënë re kohet e fundit është bërë e modës që shumë faqe ofrojnë mundësin për tu kyçur (loguar) në llogarinë tuaj të Facebook-ut direkt nga faqja e tyre ose për më tepër i detyrojnë vizitorët që të lejojnë një aplikacion që të ketë të drejtë në llogarinë e tyre. Por pyetja dhe me të drejtë është: A është gjë e keqe kjo, apo për më tepër a është e rrezikshme një gjë e tillë?
Aplikacionet e Facebook: Mësoni sa të rrezikshme janë
E vërteta është, PO! Ndoshta mundësia për tu lidhur në llogarinë tuaj të Facebook-ut nëpërmjet një Facebook Conect nga një faqe e dytë apo nëpërmjet një aplikacioni mund t’iu duket diçka e pa fajshme. Dhe ndoshta ju doni që të përdorni një gjë të tillë ose për të shpërndarë përmbajtjen e asaj faqe në murin tuaj ne Facebook ose për të dhënë komentin tuaj në atë faqe. Ose një arsye tjetër mund të jetë për faktin se meqenëse jeni në një faqe që ofron një gjë të tillë të mos hapni një dritare tjetër për tu loguar në llogarinë tuaj për me lehtë.
Mjerisht, gabimi që bëjnë shumica e përdoruesve është se nuk iu intereson të njohin diçka të rëndësishme kur shtypin butonin Facebok Conect, se çfarë të drejtash përfiton çdo aplikacion për Facebook në llogarinë tuaj. Sipas faqes mypermissions.com analizoi 10 milion aplikacione të cilat lejonin lidhjen me Facebook dhe zbuloi këto fakte të rëndësishme:
5.7 milion aplikacione kishin të akses (të drejtë përdorimi) tek fotografit, tek videot dhe tek të dhënat e përdoruesit.
3.5 milion aplikacione kishin akses të publikonin përmbajtje duke përdorur e emrin e përdoruesit.
50.000 aplikacione kishin akses të shikonin mesazhet e përdoruesit.
900.000 aplikacione kishin akses të shikonin profilin e përdoruesit edhe kur ai vetë nuk e përdorte aplikacionin.
60.000 aplikacione kishin akses mbi check in (vendndodhjen) e përdoruesit.
dhe 100% kishin akses që të shikonin About (informacionet kryesore) të përdoruesit.
Prandaj para se të shtypni butonin Facebook Conect mendoni njëherë, është më mirë që të mos e lexoni ose shikoni fare atë faqe se sa të kenë të tjerët akses në llogarinë tuaj Facebook. Vetëm nëse doni që t’iu lehtësoni punën shërbimeve sekrete ose të tjerëve që të kenë akses të plotë mbi të dhënat tuaja personale.