A do te kemi ne Shtator iPhone te ri?

A do te kemi ne Shtator iPhone te ri?

Zakonisht në shtator Apple nxjerrë modelet e reja iPhone. Dhe me sa duket njësoi do të jetë edhe këtë vit. Në shtator është programuar të prezantohet modeli i ri iPhone. Kjo ngjarje ka ndezur thashethemet për sa i përket karakteristikave të iPhone. Zakonisht, prezantimi bëhet dy javorin e parë të muajt Shtator. Por megjithatë, rrjedhjet dhe thashethemet fillojnë shumë kohë më parë.

A do te kemi ne Shtator iPhone te ri?

Sipas thashethemeve, kompania do të prezantoi tre modele të reja iPhone: iPhone X Plus, iPhone 11 dhe iPhone 9. Megjithatë ky informacion nuk është konfirmuar ende.

 Por gjithsesi, në bazë të informacioneve që qarkullojnë, ndonjë mund të referoi që prezantimi i modeleve të reja do të bëhet nga fillimi i Shatorit deri nga mesi i tij.

  Vitin e kaluar, iPhone-t ishin prezantuar më 15 Shtator dhe dolën në treg një javë më vonë, më 22 Shtator.  

Nga prezantimet e kaluar njohim se Apple zgjedh zakonisht për lançim e modelin e ri iPhone të Martën ose të Mërkurën. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që prezantimi të bëhet më 4 ose më 5 ose më datë 11 ose 12 Shtator. /Tech AL

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB. Pak ditë para njoftimit zyrtar nga Apple, thashethemet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.