Adobe sulmohet nga Hacker-at
Sulmuesit kishin arritur të vidhnin të dhënat e rreth 3 milionë antarëve, ku përfshiheshin identitetin e përdoruesve, kodë kalimet, duke përfshirë edhe numrat e kartës së kreditit. Gjithashtu ata kishin arritur të depërtonin edhe kodet e tre produkteve atë të Acrobat, ColdFusion edhe të ColdFusion Builder.
Me gjithë këto kompania duke dashur të qetësojë klientët e panumërt, të cilët pas marrjes veshë të lajmit do jenë të tronditur, bënë të ditur se të dhënat personale të tyre ishin kriptografuara, pra rreziku për mashtrim apo vjedhjen e identitetit është pakët. Gjithashtu Adobe ka mundur të njoftojë në lidhje me këtë bankat bashkëpunëtore.