Agjencia amerikane e Sigurisë Kombëtare, NSA, publikoi një opinion gjykate të vitit 2011 që e quan të paligjshme mbledhjen e 56 mijë email-ave dhe komunikimeve të tjera elektronike të amerikanëve mes vitit 2008 dhe 2011.
Agjencia amerikane e Sigurisë Kombëtare, NSA, publikoi një opinion gjykate të vitit 2011
Opinioni u publikua dje si pjesë e përpjekjeve të administratës Obama për transparencë në programin e përgjimit në përgjigje të publikimeve të fundit nga kontraktori i NSA-së Edward Snowden.
Zyrtarë amerikanë të zbulimit u thanë gazetarëve se NSA-ja zbuloi në vitin 2011 se kishte mbledhur pa dashje komunikime mes qytetarëve amerikanë përmes programit që synonte monitorimet e të huajve. Agjencia e bëri publike këtë para një gjykate sekrete që vëzhgon aktivitetet e NSA-së, e cila urdhëroi agjencinë të ndryshojë programin për të mos ngatërruar komunikimet e brendshme me ato jashtë vendit.
Burimi: Zeri Amerikes