AKEP kerkon qe te regjistrohen portalet online

AKEP kerkon qe te regjistrohen portalet online

Një erë e re ndryshimesh duket se po përfshijnë Shqipërinë. Dhe e kemi fjalën për ndryshimet që do të ndodhin me portaleve online.

AKEP kerkon qe te regjistrohen portalet online

Me sa duket Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP, është ‘zgjuar’ dhe kërkon nga çdo portal online, momentalisht vetëm për ato të mëdhatë, që te regjistrohen në AKEP brenda 72 orëve dhe të vendosin në fund të faqes numrin e NIPT-it.

Madje në faqen zyrtare të AKEP është publikuar edhe lista me 44 portale nga të cilat AKEP kërkon që të regjistrohen brenda 72 orëve.

AKEP në njoftimin për shtyp deklaron:

Subjektet e regjistruara si portale online se duhet te publikojnë brenda 72 oresh niptin (NUIS) përkatës ne seksionin Kontakt te faqes  se tyre online:

1 24-ore.com
2 360grade.al
3 Albpress.org
4 Alpenews.al
5 Argjirolajm.net
6 Botasot.info
7 Diell-online.al
8 Durreslajm.al
9 ekskluzive.al
10 eperditshmja.com
11 Exit.al
12 Folshqip.al
13 gazetaimpakt.com
14 Hashtag.al
15 Ina-online.net
16 InfoElbasani.al
17 infopasqyra.com
18 Insajderi.com
19 Javanews.al
20 Korrieri.org
21 Lajme.net
22 Lajmeonline.al
23 Lajmi.net
24 Lajmifundit.al
25 Liberal.al
26 Noa.al
27 Opinion.al
28 Opozita.com
29 Orikuminews.com
30 Pacensure.com
31 perqasje.com
32 Politiko.al
33 Publik.live
34 Reporter.al
35 Respublica.al
36 Sarandaweb.net
37 Shqiperia.com
38 Skandal.al
39 Sovrani.info
40 Superligash.com
41 Tesheshi.com
42 Tiktak.al
43 Tpz.al
44 Zjarr.tv

Regjistrimi mund të bëhet në pak minuta online në adresën e Qëndrës Kombëtare të Regjistrimit qkb.gov.al

Pas skadimit të këtij afati, AKEP do të mbyllë çdo portal online që është i paregjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Këto ndryshime të menjëhershme erdhën pas një paralajmërimi nga kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama më 10 tetor. Pas një kërkese për projekt ligj anti shpifje AKEP po mundohet që të vendos nën kontroll mediat shqiptare online.

Në vendimin e tij duket se AKEP është më se i vendosur, por sesa mund të realizohet kjo gjë ngelet për tu parë. Kjo për faktin se është pothuajse e pa mundur që AKEP të ketë autoritet për domainet që nuk janë .al. Si mendoni a mund të arrijë AKEP të verë nën kontroll te gjitha mediat online? Dhe mund të shtrihet edhe më gjerësisht kjo duke kërkuar që çdo person të regjistrojë faqen tij pranë AKEP?

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB. Pak ditë para njoftimit zyrtar nga Apple, thashethemet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.