Nga të gjitha sistemet operative më delikati është Windows për sa i përket infektimit nga viruset. Dhe për këtë arsye këtu në Tech Al krijuam një listë me antiviruset më të mirë për Windows 10. Në listë kemi vendosur antiviruset më të njohur të cilët ofrohen edhe falas. Kurse për sa i përket atyre me pagesë do bëjmë një listë tjetër.
Antiviruset më të mirë falas për Windows 10
AVG Free Antivirus 2016
AVG Free Antivirus 2016 është një nga programet më të njohurit në internet. Antivirus i cili ofrohet edhe falas. Versionet e ndryshëm të tij vazhdojnë të ofrojnë mbrojtje rezultateve por edhe një metodë të lehtë administrimi. Versioni i AVG integron dy rregullime të rëndësishme: rritë mbrojtjen dhe i lehtë në përdorim. Dhe instalimi i këtij antivirusi është shumë i lehtë.
Avast Free Antivirus 2016
I dyti në listë është Avast Free Antivirus 2016. “Antivirusi i më i besueshëm në botë dhe është plotësisht kontabël me Windows 10” sipas krijuesit. Dhe nuk është se e kanë gabim. Avast Free Antivirus, sipas faqes së internetit CNET, me versionin e fundit ka më shumë se 146,859,560 shkarkime. Gjithashtu Avast Free Antivirus 2016 vlerësohet me 96.9% i sigurt.
Panda Free Antivirus 2016
Antivirusi i tretë është Panda Free Antivirus 2016. Na sa duket edhe panda ka bërë një punë të mirë në fushën e sigurisë. Nuk është se ka ndonjë ndryshim të madh nga antiviruset e parë, por Panda Free Antivirus ka përmirësuar shumë edhe procedurën e instalimit dhe nuk zgjatë për kohë të gjatë sa versioni i kaluar. E mira e Panda është se kërkon vetëm 256 MB RAM dhe 240 MB kapacitet në memorien e kompjuterit tuaj. Diçka kjo që i jep shumë avantazhe.
BitDefender Antivirus Free Edition 2016
Antivirusi i katërt është BitDefender Antivirus Free Edition 2016. Dikujt mun t’i kujtoj Defender të Windows, por mos u ngatërroni nuk ka lidhje fare me antivirusin e Microsoft as në pamje as në cilësi. BitDefender Antivirus Free Edition është një program i mirë antivirusi. Sipas PCWorld.com vlerësohet me 4 nga 5.
Qihoo 360 Total Security 2016
Kurse antivirusi i fundit në listë kemi përzgjedhur Qihoo 360 Total Security 2016. Qihoo 360 Total Security 2016 nuk edhe është shumë i dëgjuar, por edhe ky e bënë shumë mirë punën e tij. Qihoo 360 është një kompani kineze që ka filluar operon që nga viti 2005. Sipas kompanisë, më 2014 ka pasur përafërsisht 496 milion përdorues aktivë në muaj. Një numër jo i vogël apo jo? Nëse nuk do të ishin të kënaqur sigurisht që nuk do të qendrorin.
Fund, kjo ishte edhe lista me antiviruset më të mirë falas për Windows 10. Tech AL