Thashetheme

Apple AirTag 2 gati për linçim: risitë dhe data e publikimt

Apple AirTag 2 gati për linçim: risitë dhe data e publikimt.

Apple AirTag 2 gati për linçim: risitë dhe data e publikimt. Apple AirTag, që u lançua për herë të parë në vitin 2021, është bërë një aksesor i domosdoshëm për shumë përdorues. Dhe kjo aftësisë së tij për të gjurmuar me saktësi objektet e humbura. Sipas informacioneve më të fundit që Tech Al disponon, Apple AirTag 2 është gati për të debutuar së shpejti. Versioni i ri do të sjellë përmirësime të mëdha jo vetëm në funksionalitet, por edhe në siguri dhe privatësi.

Apple AirTag 2 gati për linçim: risitë dhe data e publikimt.

Ja gjithçka që dihet deri tani mbi datën e publikimit dhe përmirësimet kryesore që pritet të sjellë AirTag 2.

Data e publikimit AirTag 2

AirTag 2 pritet të lançohet zyrtarisht në maj ose qershor të vitit 2025. Kjo përputhet me raportimet e mëparshme që tregonin se Apple do të prezantonte një model të ri në pranverë.

Përveç AirTag 2, flitet se Apple do të sjellë edhe një produkt të ri për shtëpinë inteligjente. Burimet që kemi tregojnë se produkti i ri do të quhet “HomePad”, ndërsa AirPods Pro 3 pritet të prezantohet në shtator. Këto pajisje pritet të vijnë së bashku me përditësimin iOS 18.5 dhe përmirësimet e reja të Apple Intelligence, të cilat do ta bëjnë Siri-n më të zgjuar.

Tri risitë kryesore të AirTag 2

1. Rreze më e madhe e ndjekjes

AirTag 2 do të pajiset me një çip të dytë të teknologjisë Ultra Wideband (UWB), të njëjtën që gjendet në iPhone 15 dhe Apple Watch Ultra 2. Ky përmirësim do të zgjerojë ndjeshëm rrezen e gjurmimit, duke e çuar atë nga 10-15 metra në deri 60 metra. Madje, disa burime sugjerojnë se distanca mund të arrijë deri në trefishin e modelit aktual.

2. Çip i ri për sinjal më të qëndrueshëm

Përveç rritjes së rrezes, AirTag 2 do të ketë një çip të ri që do të sigurojë një sinjal më të fortë dhe një saktësi më të madhe në lokalizim. Kjo do të ndihmojë përdoruesit të gjejnë objektet e humbura edhe në ambiente me shumë ndërhyrje sinjali, si stacionet e trenave apo qendrat tregtare të mbushura me njerëz.

3. Përmirësime në privatësi dhe siguri

Një nga kritikat më të mëdha ndaj AirTag ishte mundësia e përdorimit të tij për ndjekje të paautorizuar (stalking). Apple ka marrë masa për të adresuar këtë problem, dhe AirTag 2 do të vijë me përmirësime të rëndësishme në këtë aspekt.

  • Altoparlanti i integruar do të ketë një dizajn më të fortë dhe do të jetë më i vështirë për t’u hequr ose çaktivizuar, duke parandaluar përdorimin e pajisjes për qëllime të këqija.
  • Alarmet zanore të AirTag 2 do të jenë më të fuqishme, duke e bërë më të lehtë për përdoruesit të zbulojnë ndjekjen e padëshiruar.

Integrimi me Apple Vision Pro

AirTag 2 pritet të punojë më mirë me Apple Vision Pro, pajisjen e realitetit të përzier të Apple. Edhe pse detajet mbi këtë integrim mbeten të paqarta, teknologjia UWB mund të lejojë përdoruesit të shohin vendndodhjen e objekteve të humbura në hapësirën virtuale të Vision Pro, duke e bërë kërkimin më intuitiv.

A do të ndryshojë çmimi i Apple AirTag 2?

Ende nuk dihet nëse Apple do të mbajë të njëjtin çmim për AirTag 2 apo do të ketë një rritje.

Duke pasur parasysh afatin kohor, është e mundur që Apple ta prezantojë AirTag 2 gjatë WWDC 2025, konferenca vjetore për zhvilluesit. Megjithatë, duke qenë një përditësim i vogël i harduerit, kompania mund të zgjedhë ta shpallë pajisjen përmes një komunikate për shtyp, ashtu siç ka bërë më parë me disa aksesorë të tjerë. /Tech-Al.info

Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Related Articles

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button