Apple heq mbi 250 aplikacione që vjedhin informacione personale! Apple hoqi mbi 250 aplikacione nga App Store i saj, pasi përdornin software nga kompani reklamuese kineze dhe kishin akses të fshehtë në informacionet e përdoruesve. Kompania me emër Youmi, u jepte krijuesve të aplikacionit një software development kit që regjistronte cilët aplikacione kishte shkarkuar përdoruesi.
Apple heq mbi 250 aplikacione që vjedhin informacione personale!
Gjithashtu, regjistronte adresën e emailit të përdoruesit dhe numrin serial të telefonit. Këto aplikacione që hoqi Apple nga App Store në total kanë 1 milion shkarkime, sipas SourceDNA. Aplikacion krijuesit që u mbështetën në SDK të Youmi, shumica janë nga Kina dhe ka shumë mundësi që të mos ishin në dijeni që po shkelnin rregulloren e Apple. Megjithatë, është për t’u habitur sesi SDK e Youmi nuk kishte krijuar dyshime kompanisë Apple për kaq kohë. Kompania mobile security, SourceDNA referon se kompania reklamuese teston për shumë vjet për të gjetur mënyrën që të shfrytëzoi APIs të iOS dhe të ‘shikoi’ informacione që faktikisht vetëm Apple mundet t’i shikoi. SourceDNA, që zbuloi SDK-n e Youmi, referon që nuk është e pamundur që edhe aplikacione të tjera të përdorin metoda të ngjashme për të ‘mbuluar qëllimet e tyre të këqija’. Në këtë rast mund të flasim vetëm për një ngjarje që përfshin në veçanti Kinën, por pyetja është se nga sa kohë ndodh kjo dhe duket se procedura e ngarkimit te apps në App Store ka pikat e saj të dobëta. /Tech-Al