Site icon Tech Al Lajme Teknologjike

Apple po pergatitet per lancimin e iOS 8.3 dhe ne vere vjen iOS 9

Apple po pergatitet per lancimin e iOS 8.3 dhe ne vere vjen iOS 9Apple po pergatitet per lancimin e iOS 8.3 dhe ne vere vjen iOS 9. Po këto janë planet e gjigantit amerikan të teknologjisë Apple. Në Mars përgatituni për iOS 8.3 dhe në verë të iOS 9. Ky lajm faktikisht ka disa ditë që qarkullon në internet. Dhe si i thonë një fjale të urtë “aty ku ka zë nuk është pa gjë”. 

Apple po pergatitet per lancimin e iOS 8.3 dhe ne vere vjen iOS 9

Në një përpjekje për të rregulluar të gjitha gabimet që gjendet të versionet aktuale iOS dhe para qarkullimit përfundimtar, Apple planifikon që të lëshoi në fillim versionin beta për sistemet operative iOS. Pas lançimit me sukses të programit OS X në publik me versionin beta OS X Yosemite vitin e kaluar, Apple ka si qellim të hedh në qarkullim versionin pasardhës iOS 8.3 si një version beta nëpërmjet programit AppleSeed të kompanisë nga mesi Marsit, sipas burimeve të besuara. Ky version do të ngjasoi të tretin iOS 8.3 beta për programuesit, e cila është programuam që të lançohet po atë javë. Apple në vazhdim pritet që të bëjë debutimin e iOS 9 në June Worldwide Developer Conference, me një version beta gjatë verës, dhe lançimin përfundimtarë vjeshtë…

Me versionin e quajtur Stowe, iOS 8.3 ishte për herë të parë në dispozicion për programuesit në fillim të shkurtit me shumë përmirësime. Programi i përditësuar përfshin mbështetjen për Wireless CarPlay, një tastierë përmirësuar Emoji, një zë të përmirësuar të Siri, dhe lidhje të pasura për lidhjet me shërbimet e Google. Një tjetër version beta të iOS 8.3 pritet të qarkulloi javën tjetër. Ndërsa iOS 9, me kodimin Monarch, do të përfshijë rregullime dhe përmirësime si karakteristika kryesore. Apple po punon gjithashtu edhe për versionin 8.4, i cili mbanë kodimin Copper, që përmbledh të gjitha shërbimet muzikore streaming të Apple. Ashtu si versionet paraardhëse të iOS 8, versionet beta të lançuara do të përfshijnë një app të veçantë që u lejon përdoruesve për të raportuar gabimet dhe bugs tek Apple.

 

 

Exit mobile version