Site icon Tech Al Lajme Teknologjike

Celulari më i lirë Lumia 550!

Tech-Al.Info Lumia 550-5 Celulari më i lirë Lumia 550! A keni kërkuar një smartfon ekonomik por që të jetë gjithashtu smartfon i mirë? Microsoft jua mundëson këtë duke prezantuar celularin më ekonomik. Për të gjithë ata që nuk kanë ose nuk duan që shpenzojnë 550 dhe 650 dollarë për të blerë flagship-at e rinj Microsoft Lumia 950 dhe Microsoft Lumia 950 XL, që sapo janë prezantuar zyrtarisht, Microsoft ka një propozim për një smartfon shumë ekonomi. Lumia 550 do të sjellë Windows 10 Mobile me çmim 139 dollarë.

Celulari më i lirë Lumia 550!

Bëhet fjalë për entry-level celular të cilin Microsoft nuk harxhoi më shumë se 10 sekonda për prezantimin e tij. Por ne këtu në Tech-Al i kushtojmë pak më shumë kohe duke ju treguar edhe karakteristikat teknike të modelit të ri Microsoft Lumia 550. Lumia 550 vijen me një ekran 4.7 inç AMOLED me rezolucion 720p, procesor katërbërthamsh Snapdragon 210 i sinkronizuar në 1.2GHz, memorje RAM 1GB dhe memorje të brendshme 8GB me mundësi rritje nëpërmjet kartë memories. Gjithshtu ka kamera kryesore 5 Megapixel dhe kamera të dytë 2 Megapixel, mbështet teknologjinë LTE dhe bateria është e kapacitetit 1950mAh.

Fund, celulari më i lirë Lumia 550 do të qarkullojë në muajin Dhjetor. Lumia 550 do të ketë gjithashtu kapakë të ç’montushëm dhe ngjyra të ndryshme. Çmimi i Microsoft Lumia 550 do të jetë vetëm 139 dollarë. Vërtet smartfoni më ekonomik me Windows 10.  Për më shumë hollësira teknike lexoni specifikimet teknike Lumia 550. Si mendoni a ja vlen?
Exit mobile version