Besoj se tashmë fjala Android është shumë e njohur, por çfarë është Android? Faktikisht Android është një sistem operativ me anë të të cilit funksionojnë aparate teknologjik, siç janë smarphones ose si njihen ndryshe telefonat inteligjent dhe tabletat. Ky sistem operativ bazohet në sistemin linuks. Fillimisht u Android zhvillua nga firma me të njëjtin emër Android, Inc, por në vitin 2005 u ble nga Google. Por duhet të kaloni dhe disa vjet derisa Android të deklarohej zyrtarisht si sistem operativ. Pra më 5 Nëntor të vitit 2007 me versionin Cupcake 1.5 Android u njohë zyrtarisht si Android OS (sistem operativ).
Cfare eshte Android?
Androidi është me kod të hapur, open source, dhe si pasojë modifikimi, rregullimi dhe përmirësimi i itj ishte diçka e mundshme për të gjithë, prandaj shumë platforma të ndryshme vendosën që të funksionojnë me Androidin OS. Por pika më e fortë e Adroidit janë mbi 600.000 aplikacione dhe lojëra të cilat mundësohen për instalim nga Google Play. https://play.google.com ku shumë prej të cilave ofrohen falas.
Llogaritet se në 2013 ka zënë 64% të aparaturave që shiten dhe janë aktivizuar mbi një miliardë të tilla. Deri tani janë hedhur në treg 9 versione të Androidit.
1) Android Cupcake 1.5
Ky është versioni i parë i Androidit dhe u publikua më 30 Prill të 2009 por sot nuk përdoret nga askush.
2) Android 1.6 Donat
Donat-i ishte në fakt përmirësimi i Cupcake-it dhe doli më 15 Shtator të 2009 duke sjellë mbështetjen e rrjeteve CDMA dhe ekranin WVGA si dhe disa përmirësime estetike. Ashtu si dhe Cupcake ky version tashmë është braktisur dhe mezi kap 0.1% të përdoruesve.
3) Android 2.1 Eclair
Eclair u publikua më 26 Tetor 2009 dhe na dha përmirësimin e parë kryesor të sistemit, duke rregulluar mjaft rendimentin e tij. Plus që në këtë fazë filloi të duket edhe më bukur. Sot këtë version e gjejmë vetëm në disa tableta dhe në pak celularë që nuk dalin më dhe janë rreth 1.5% të përdoruesve.
4) Android 2.2 Froyo
Froyo ishtë një përmirësim i vogël i Eclair-it dhe doli më 20 Maj 2010. Përmirësoi shumë shpesjtësinë e sistemit operativ, mbështeste Flash-in, dhe zë rreth 3% të përdoruesve.
5) Android 2.3 Gingerbread
Pritej që ky version të sillte një ndryshim të madh por përfundimish iu bë një rifreskim versionit të kaluar dhe doli më 6 Dhjetor 2010. Por edhe pse mbetet një version i vjetër 36% të përdoruesve kanë këtë version.
6) Android 3.0 Honeycomb
Versioni Honeycomb ishte versioni i parl që iu drejtohej vetëm tabletave dhe doli më 20 Maj të 2011.
7) Android 4.0 Ice Cream Sandwich
Versioni Ice Cream Sandwich u hodh në treg më 16 Dhjetor 2011 dhe solli ndryshim e madh tek Androidi, sepse solli shumë përmirësime dhe përditësime. 25% e përdoruesve kanë këtë version.
8) Android 4.1 Jelly Bean
Doli më 9 Korrik 2012 dhe pati një përmirësim të vogël nga Ice Cream Sandwich. 29% të përdoruesve kanë këtë version.
9) Android 4.2 Jelly Bean
Ky version u shfaq më 13 Nëntor 2012 dhe është versioni i fundit i Andoidit. Ky version ka vetëm 4% të aparaturave, por edhe përditësimi për këtë version nuk është kompletuar akoma.
Pra ky ishte një përshkrim i shkurtër se çfarë është Android duke e ilustruar edhe me imazhe për çdo version të ri që ka nxjerrë Android.