Cfare eshte Android?
Androidi është me kod të hapur, open source, dhe si pasojë modifikimi, rregullimi dhe përmirësimi i itj ishte diçka e mundshme për të gjithë, prandaj shumë platforma të ndryshme vendosën që të funksionojnë me Androidin OS. Por pika më e fortë e Adroidit janë mbi 600.000 aplikacione dhe lojëra të cilat mundësohen për instalim nga Google Play. https://play.google.com ku shumë prej të cilave ofrohen falas.
Llogaritet se në 2013 ka zënë 64% të aparaturave që shiten dhe janë aktivizuar mbi një miliardë të tilla. Deri tani janë hedhur në treg 9 versione të Androidit.
1) Android Cupcake 1.5
Ky është versioni i parë i Androidit dhe u publikua më 30 Prill të 2009 por sot nuk përdoret nga askush.
2) Android 1.6 Donat
Donat-i ishte në fakt përmirësimi i Cupcake-it dhe doli më 15 Shtator të 2009 duke sjellë mbështetjen e rrjeteve CDMA dhe ekranin WVGA si dhe disa përmirësime estetike. Ashtu si dhe Cupcake ky version tashmë është braktisur dhe mezi kap 0.1% të përdoruesve.
3) Android 2.1 Eclair
Eclair u publikua më 26 Tetor 2009 dhe na dha përmirësimin e parë kryesor të sistemit, duke rregulluar mjaft rendimentin e tij. Plus që në këtë fazë filloi të duket edhe më bukur. Sot këtë version e gjejmë vetëm në disa tableta dhe në pak celularë që nuk dalin më dhe janë rreth 1.5% të përdoruesve.
4) Android 2.2 Froyo
Froyo ishtë një përmirësim i vogël i Eclair-it dhe doli më 20 Maj 2010. Përmirësoi shumë shpesjtësinë e sistemit operativ, mbështeste Flash-in, dhe zë rreth 3% të përdoruesve.
5) Android 2.3 Gingerbread
Pritej që ky version të sillte një ndryshim të madh por përfundimish iu bë një rifreskim versionit të kaluar dhe doli më 6 Dhjetor 2010. Por edhe pse mbetet një version i vjetër 36% të përdoruesve kanë këtë version.
6) Android 3.0 Honeycomb
Versioni Honeycomb ishte versioni i parl që iu drejtohej vetëm tabletave dhe doli më 20 Maj të 2011.
7) Android 4.0 Ice Cream Sandwich
Versioni Ice Cream Sandwich u hodh në treg më 16 Dhjetor 2011 dhe solli ndryshim e madh tek Androidi, sepse solli shumë përmirësime dhe përditësime. 25% e përdoruesve kanë këtë version.
8) Android 4.1 Jelly Bean
Doli më 9 Korrik 2012 dhe pati një përmirësim të vogël nga Ice Cream Sandwich. 29% të përdoruesve kanë këtë version.
9) Android 4.2 Jelly Bean
Ky version u shfaq më 13 Nëntor 2012 dhe është versioni i fundit i Andoidit. Ky version ka vetëm 4% të aparaturave, por edhe përditësimi për këtë version nuk është kompletuar akoma.
Pra ky ishte një përshkrim i shkurtër se çfarë është Android duke e ilustruar edhe me imazhe për çdo version të ri që ka nxjerrë Android.