Cfarë është CPC në adsense?
Pra CPC është shkurtim i fjalëve në anglisht Cost Per Click dhe është shuma që ju fitoni çdo herë që një vizitorë klikon në një reklamë në faqen tuaj. CPC-ja e çdo reklame vendoset nga vetë reklamuesi. Pra reklamuesit e vendosin vetë shumën që dëshirojnë të paguajnë për çdo klikim nga të tjerët, në varësi të asaj që reklamojnë. Pra ne nuk kemi as një mundësi në rritjen e CPC. Por gjithsesi kemi një mundësi tjetër, duke bllokuar ato faqe ose ata reklamues qe nuk ofrojnë pagesë të kënaqshme. Por për një gjë të tillë duhen bërë shumë kërkime pasi ato janë tepër sekrete dhe nuk bëhen publike.