Çfarë është karta e debitit dhe çfarë është karta e kreditit?

karte debiti dhe karte kreditiÇfarë është karta e debitit dhe çfarë është karta e kreditit? Vitet e fundit teknologjia ka ecur me hapa shumë të shpejtë, këtë gjë po e ndiejmë edhe në vendin tonë. Para disa kohësh kartat e bankës ishin diçka shumë e rrallë dhe për shumicën e personave ishte diçka e pa njohur, jo vetëm sesi funksiononin por edhe se për çfarë përdoreshin. Prandaj në këtë artikull do ju shpjegojmë se çfarë është karta e debitit dhe ndryshimi i kartës së debitit nga karta e kreditit.

Çfarë është karta e debitit dhe çfarë është karta e kreditit?

Në planë të parë si karta e debitit edhe karta e kreditit kanë të njëjtat përmasa. Pra karta është një kartë plastike që përmban emrin dhe mbiemrin e personit që posedon kartën. Numrin e serisë që është e lidhur me numrin e llogarisë bankare dhe datën e skadencës. Në pjesën a pasme ka edhe një numër (që konsiderohet si firmë) zakonisht 7 shifror ku në shumë raste kërkohen 3 numrat e fundit gjatë një transaksioni. Gjithashtu çdo kartë debiti ka edhe një kod PIN i cili është i domosdoshëm kur bëni tërheqje nga bankomatët (ATM), ose kur bëni blerja në dyqanet që janë të pajisura me aparate që bëhen pagesa online.

Për t’u pajisur me një kartë debiti është shumë herë më e lehtë pasi, para se ju të pajiseni me një kartë debiti duhet që të keni tashmë të hapur një llogari rrjedhëse në një bankë. Në varësi të bankës, ju mund të vendosni një limit ditor për të kryer transaksione nëpërmjet kartës së debitit. Për shembull, për arsye sigurie ju mund të vendosni një limit prej 100 mijë lekësh të reja, por kjo nuk do të thotë se ju mund të bëni blerje deri në 100 mijë lekë nëse kjo shumë nuk ekziston në llogarinë tuaj. Pra, që të bëni një blerje online ose që të kryeni një transaksion shuma e cila do të kryhet duhet që tashmë te ekzistojë në llogarinë tuaj.

Kurse për t’u pajisur me një kartë krediti procedura është pak më e ndërlikuar. Pasi ndryshe nga karta e debitit që shuma e transaksionit duhet të ekzistojë në llogarinë tuaj, me kartën e krediti ju duhet të keni një shumë të bllokuar (ku këtu në Shqipëri shumica e bankave e kanë diku tek 250 dollarë) ose të keni një kontratë pagese mujore dhe në bazë të pagës ju mund të vendosni limitin mujor. Kjo ndodh pasi këtu qëndron edhe ndryshimi i kartës se debiti nga ajo e kreditit. Pra, me kartën e kreditit ju mund të bëni pagesa ose transaksione pa i pasur atë shumë në llogarinë tuaj dhe të bëni pagesën nga 30 deri 45 ditë pasi keni bërë transaksionet. Tani se si mund të bëni blerje në internet këtë do ta shpjegojmë në një artikull tjetër. /Tech-Al

Kujdes: në çdo rast humbjeje si të kartës së debitit edhe të kartës së kreditit duhet të kontaktoni me bankën tuaj për të bllokuar kartën dhe për të çaktivizuar çdo transaksion të paautorizuar nga ju.

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Si të instalojmë Signal në kompjuter ose laptop shpjegim

Si të instalojmë Signal në kompjuter ose laptop shpjegim hap pas hapi

Në këtë artikull këtu në do t’ju shpjegojmë se të instalojmë Signal në kompjuter ose …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.