Çfarë është PayPal, si funksion?
Pra, çfarë është PayPal më konkretisht. PayPal është një shërbim online i cili garanton siguri për blerjet dhe shitjet online. Ndonëse ekzistojnë disa kompani që ofrojnë transaksione të sigurta online PayPal është nga më të njohurit dhe konsiderohet si më i sigurti.
Por si funksionon PayPal dhe si mund të hapni një llogari PayPal? Kjo është shumë e thjesht. Fillimisht duhet që të keni një kartë krediti ose kartë debiti dhe një llogari të postës elektronike ose si njihet ndryshe një e-mail. Pasi i keni siguruar këto vizitoni faqen zyrtare të PayPal dhe krijoni një llogari të re. Llogari është plotësisht falas. Për sa i përket pagesave të shitblerjeve online kjo varet nga çfarë blini ose shisni dhe çfarë rregullash ka faqja që ju bëni transaksionet, por në përgjithësi komisionin e PayPal e paguan shitësi kurse ju paguani komisionin që mbanë banka juaj nëse mbanë komision për blerjet online. Për një shpjegim sa më të thjeshtë sesi të hapni një llogari në PayPal do ta demonstrojmë këtë edhe me një video në artikujt e ardhshëm. /Tech-Al