Cfare eshte shfletuesi i internetit

Cfare eshte shfletuesi i internetitKemi dëgjuar shumë herë fjalën Browser (brouser) ose të na pyesin se me cilin program futemi në internet dhe kur jemi në hapat e parë ose dimë shumë pak gjëra nga bota e madhe e internetit kemi ngritur supat lartë ose jemi përgjigjur se është një programi blu me shenjën E ose ose një si dhelpër ose një top me ngjyra të ndryshme . Pra ky artikull nuk është për personat që kanë shumë njohuri nga bota informatike ose e Internetit  as  për ata që dinë 5 gjëra, dhe kjo  do ju duket pak e marrë, por vendosa që të bëjë këtë artikull për ata persona që nuk ja kanë idenë kompjuterit dhe internetit, duke kujtuar hapat e mi të parë i isha shumë mirënjohës dhe personave që më mësonin se si lëvizte shigjeta në ekran.

Cfare eshte shfletuesi i internetit

Pra të mos e zgjasë shumë, browser në shqip ka kuptimin e shfletuesit të internetit pra quhet programi që ju po përdorni për të lexuar këtë artikull.

 

Por sa lloj shfletuesish ka? Dhe cilët shfletues ( browser) janë më të mirë?
Nuk e di me siguri që të japë këtë përgjigje por po referoja disa më të përdorshmit:
Internet Explorer i cili është i instaluar bashkë me sistemin operativ, Firefox Mozilla i cili dhe ky është shumë i mirë dhe i lehtë në përdorim është Chrome e lançuar nga google është Safari, Opera etj. Por të gjithë këta ofrohen pa pagesë por ka dhe nga ata që jepen me pagesë, ndryshimi? Ç’është e vërtet gjërat pa lek janë si pa lek  ;D por mos u shqetësoni pasi shumica përdorin shfletues falas, kurse ata me pagesë lërjani atyre që kanë para të tepërta dhe nuk kanë ku t’i çojnë.


Pra nga të përmendurit nuk di të them se cili është më i mirë, por unë personalisht përdorë Firefox Mozilla dhe Chrome pasi jam mësuar me këta.
Pra herë tjetër ku t’ju pyesin se çfarë shfletuesi, brosueri ose programi përdorni për tu futur në internet kthejani me buzëqeshje duke i referuar shfletuesin tuaj.

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

PDF-XChange Editor shkarko falas

Redaktues PDF falas

Program redaktues PDF falas. Në kohën që jetojmë letrat dhe dokumente të tjera po zëvendësohen …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.