Chrome OS dhe Android bashkohen në 2017

Android dhe ChromeOSChrome OS dhe Android bashkohen në 2017. Chrome OS është një sistem operativ shumë i thjesht i cili gjithashtu është shumë i lehtë në përdorim dhe kjo është arsyeja se përse shumë Chromebooks janë shumë ekonomik. Por duket se Google është gati që të bëjë ndryshime pasi, informacione të cilat u konfirmuan, thonë se Google do të bashkojë Chrome OS dhe Android.

Chrome OS dhe Android bashkohen në 2017

Kjo është diçka për të cilën Google ka kohë që po përgatite, ndonëse do të jetë gati për ta lansuar më 2017, do të kemi një preview gjatë vitit 2016.

Bashkimi i Chrome OS dhe Android do të ketë si rezultat që përdoruesit e PC të kenë akses në Google Play, ku ka miliona aplikacione. Informacione nga Wall Street Journal referojnë se ky version i ri i Android do të mund të instalohet në PC-t.

Google duket se po ndjek hapat e Microsoft, ku Windows 10 dhe Windows 10 mobile janë pothuajse e njëjta gjë, njëra është për kompjuterë dhe tjetra për celular. Nga ana tjetër, Apple edhe përse ka prurë disa të dhëna të iOS në OS X, deklaroi se nuk ka ndërmend që të bashkojë të dyja platformat. Por ndoshta me kalimin e kohës do të ndryshojë mendim.

Le të themi se CEO i ri Sunder Pichai kishte frerët e Android dhe Chrome OS dy vitet e fundit dhe kishte deklaruar tani afër se mobile computing në të ardhmen do të bashkohet me atë që kemi në mendje tonë si desktop. /Tech Al

Si ju duket lëvizja e Google me këtë bashkim?

 

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Instagram ka bllokuar shfaqjen e hashtagut #naturalimmunity

Instagram censuron shfaqen e hashtagut natural immunity

Instagram censuron shfaqen e hashtagut natural immunity. Sado e habitshme të na duket, e vërteta …

2 comments

  1. faktikisht kjo do t’u japi mundësi që përdoruesit e kumpjuterave të mund të përdorin edhe aplikacionet nga Google Play Store

  2. Mos valle do te kete perfitim edhe androidi nga kjo gje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.