Chrome OS dhe Android bashkohen në 2017
Kjo është diçka për të cilën Google ka kohë që po përgatite, ndonëse do të jetë gati për ta lansuar më 2017, do të kemi një preview gjatë vitit 2016.
Bashkimi i Chrome OS dhe Android do të ketë si rezultat që përdoruesit e PC të kenë akses në Google Play, ku ka miliona aplikacione. Informacione nga Wall Street Journal referojnë se ky version i ri i Android do të mund të instalohet në PC-t.
Google duket se po ndjek hapat e Microsoft, ku Windows 10 dhe Windows 10 mobile janë pothuajse e njëjta gjë, njëra është për kompjuterë dhe tjetra për celular. Nga ana tjetër, Apple edhe përse ka prurë disa të dhëna të iOS në OS X, deklaroi se nuk ka ndërmend që të bashkojë të dyja platformat. Por ndoshta me kalimin e kohës do të ndryshojë mendim.
Le të themi se CEO i ri Sunder Pichai kishte frerët e Android dhe Chrome OS dy vitet e fundit dhe kishte deklaruar tani afër se mobile computing në të ardhmen do të bashkohet me atë që kemi në mendje tonë si desktop. /Tech Al
Si ju duket lëvizja e Google me këtë bashkim?