Site icon Tech Al Lajme Teknologjike

Dhuro farën tënde për të marrë një iPhone 6S!

Iphone6File_1410381127744_7932922_ver1.0 Dhuro farën tënde për të marrë një iPhone 6S! Faktikisht ky është një lajmë për Mos e Beso po Deshe, lajmi vjen nga Kina e largët dhe e madhe. Bankat e spermës meqense po hasin një problem me mungesën e dhurimit të lëngut gjenetik, mundohen që t’i ftojnë duke reklamuar që dikush mund të fitojë një iPhone 6S duke ofruar farën e tij.

Dhuro farën tënde për të marrë një iPhone 6S!

Do mund të ishte disi kështu, por më konkretisht, referohet që me parat që do marr, dhënësi nga banka në fjalë, shumë që është nga 5.000 deri 6.000 Yuan (domethënë rreth 785 deri 945 dollarë), do të mund të blinte versionin e thjesht iPhone 6S 16GB. Në lidhje me se çfarë duhet të bëjnë ata që duan të blen një iPhone 6S Plus, nuk ka informacione. Shumë banka sperme tashmë kanë shpërndarë shumë fletushka dhe kanë publikuar reklama me ndërrimin në fjalë, duke shpresuar të tërheqin vëmendjen e sa më shumë dhuruesve të mundet. Mund të referojmë se një spital në Shangai ofron 6.000 Yuan (gati 945 dollarë) për një dhënie të klasit 40ml, ndërsa dhënësi do të mund t’i bëhet edhe falas një kontroll mjeksor, ndërsa referohet që kjo shumë mund të ofrohet për një periudhë gjashtëmujore, pasi për çdo “procedurë” të thjesht përfitohet rreth 2ml deri 6ml lëng gjenetik. Vlen të përmëndet dhe që një bank sperme referon se “nuk nevojitet që të shisni një veshkë” për të blerë një iPhone 6S, pasi në të kaluarën kanë ndodhur të tilla ngjarje të hidhura ku disa bënin në kuptimin e plotë të fjalës çdo gjë për të blerë iPhone që dëshironin. Ju do të bënit një “derdhje” të tillë për të blerë smartfonin që keni dashur? /Tech-Al.Info/

Exit mobile version