Dita me Fat

Offer day
Offer day
Dita me fat

Dita me fat është një ofertë nga kompania e telefonisë celular Eagel Mobile. Por çfarë përfshinë kjo ofertë?
Kjo është një ofertë e re për të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen abonentë të Eagle Mobile. Duke blerë paketën “Dita me Fat”, ju mund të bartni numrin tuaj në Eagle, ose të blini një numër të ri Eagle. Paketa “Dita me Fat” kushton 400 Lekë dhe përmban një kartë SIM dhe një kartë rimbushëse 200 Lekë.

 Dita me Fat

Duke kryer një rimbushje prej të paktën 200 Lekësh brenda 7 ditësh nga aktivizimi i kartës, përveç kreditit të rimbushur, ju automatikisht përfitoni:

– 200 Lekë të tjera bonus
– 200 SMS drejt Eagle
– 200 MB internet
– Të vlefshme për 7 ditë nga momenti i përfitimit të tyre

Gjithashtu, rimbushja e parë prej të paktën 200 Lekësh aktivizon automatikisht edhe ofertën “Dita juaj me fat”. Dita e javës në të cilën do të kryeni rimbushjen e parë prej të paktën 200 Lekësh, do të quhet “Dita Juaj me Fat”. P.sh. Nëse ju keni kryer rimbushjen e parë ditën e hënë, çdo e hënë, për 6 muaj rresht, do të jetë “Dita juaj me Fat”. Çdo javë, në “ditën tuaj me fat” ju do të përfitoni:

Nëse do të blini një numër të ri:
– Telefonata FALAS drejt Eagle gjatë gjithë “ditës me fat”

Nëse do të sillni numrin në Eagle
– Telefonata FALAS drejt Eagle gjatë gjithë “ditës me fat”
– 15 minuta drejt të gjithë operatorëve kombëtarë
– 15 SMS kombëtare

Nëse jeni abonent Super Riniring, me rimbushjen e parë prej të paktën 200 Lekësh, përveç përfitimeve të mësipërme, do të merrni edhe përfitimet nga rimbushja e planit tarifor Super Riniring, në varësi kjo të sasisë së rimbushur.

Të gjitha vlerat e mësipërme përfshijnë TVSH.

Kujdes shkronjat e vogla:


• Bonusi prej 200 Lekësh, që përfitoni pas rimbushjes së pare, është i vlefshëm për telefonata kombëtare. Shpenzimi i kësaj kohe bisede do të kryhet sipas planit tarifor që keni në përdorim.

• Koha bonus e bisedës prej 200 Lekësh nuk mund të përdoret për blerjen e paketave të tjera.

• Përfitimet e “Ditës me Fat” merren automatikisht gjatë dy muajve të pare, pas aktivizimit. Në mënyrë që të vazhdoni të përfitoni bonuset e “Ditës me Fat” edhe në muajin e tretë, të katërt, të pestë dhe të gjashtë, ju duhet të keni kryer një rimbushje prej të paktën 1000 Lekësh gjatë muajit paraardhës.

• Në përfitimin e “Ditës suaj me fat”, muaj quhet përsëritja e periudhës 30 ditore që nga dita e aktivizimit të numrit.
• Përfitimet e “Ditës suaj me fat” janë të vlefshme prej orës 00:00 deri në 23:59 të po asaj dite (24 orë).

• Shpenzimi i minutave falas do të bëhet sipas skemës 30 + 30 sekonda;

• Nëse karta nuk do të rimbushet brenda 7 ditëve nga aktivizimi, përfitimet e ofertës nuk do të merren.

• Karta “Dita me Fat” mund të aktivizohet në planin tarifor Super Riniring, ose në Standard, me parapagesë.

• Për të kontrolluar sasinë e mbetur të përfitimeve të kësaj oferte, dergoni një SMS me tekst Balanca tek 55115.

Burimi Eagel Mobile,  tech-al.info nuk ka as një përgjegjësi për këtë ofertë.

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Kompanitë telefonike përkufizojnë ofertat ndërkombëtare!

Kompanitë telefonike përkufizojnë ofertat ndërkombëtare! Me ardhjen e vjeshtës dhe fillimin e shtatorit të gjithë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.