Site icon Tech Al Lajme Teknologjike

EdX aplikacioni që bën vlerësimin e notave online

EdX aplikacioni që bën vlerësimin e notave onlineFalë teknologjisë duket se profesorët do ta kenë shumë herë më të lehtë punën. Tani një aplikacion i ri kompjuterik do të mund të kontrolloi dhe të vendosi nota automatikisht për të gjitha provimet e studentëve online. Madje ky aplikacion për kontroll dhe vlerësimin automatik të provimeve përfshinë dhe kërkesën e një firme të esesë për disa tema.

EdX aplikacioni që bën vlerësimin e notave online

Kjo platformë  jo fitimprurëse EdX, që krijuan universitetet amerikane Harvard University, MIT (Massachusetts Institute of Technology) dhe Kalifornia – Berkeley University, është krijuar për të ofruar mësime online nëpërmjet internetit çdo të interesuari nga e gjithë bota. Funksion i një sistemi të tillë mundëson që personeli i internetit të ketë më shumë kohë në dispozicion.


Ky aplikacion i kontrollimit automatik të vlerësimeve do të startohet së shpejti në internet. Për faktin se është një aplikacion jofitimprurës do të jetë në dispozicion për të gjitha institucionet arsimore që e duan një gjë të tillë. Sipas New York Times, aplikacioni përdorë një teknikë inteligjente që është në gjendje për të vlerësuar të gjitha esetë, nga ato të shkruarat, me përgjigje të shkurtra madje dhe esetë e skicuara.
Pra, në vend që studenti t’i dorëzoi testin profesorit të tij dhe të presë ditë ndoshta dhe javë për të mësuar se me çfarë note është vlerësuar, falë këtij aplikacioni të ri, sapo studenti të dërgojë testin nëpërmjet internetit, menjëherë do të mund të mësojë vlerësimin e tij, pasi vlerësimi mund të bëhet pa shumë vonesë.

Exit mobile version