Site icon Tech Al Lajme Teknologjike

ESET Prezanton Anti-theft dhe Social Media Scanner

ESET Prezanton Anti-theft dhe Social Media ScannerKompani e njohur për antivirus dhe lundrimin të sigurt në internet ESET prezantoi produktin e saj të ri Smart Security 6 dhe ESET NOD32 Antivirus 6. Ky produkt i ri ofron një zbulim më të mirë, duke përmirësuar gjithashtu dhe skanim më të shpejtë të të dhënave.

ESET Prezanton Anti-theft dhe Social Media Scanner

 

Gjithashtu versioni i ri ESET Smart Security 6 dhe ESET NOD32 Antivirus 6 ofron funksionin ESET Social Media Scanner App, për mbrojtje ndaj rreziqeve që ju kërcënojnë në rrjetin social FaceBook.

Për sa i përket karakteristikave shtesë të funksionimit Anti-Theft lejon përcaktimin dhe ndjekjen e një kompjuteri laptop a notbook që ka humbur ose është vjedhur. Ndërkohë sistemi i veçantë Anti-Pishing ofron mbrojtje të të dhënave tuaj elektronike.

Kurse opsioni Social Media Scanner mbron përdoruesit e rrjeteve sociale nga të dhëna dashakeqe, duke mbrojtur profilin, statusin, lajmërimet, dhe mesazhet akoma edhe kur nuk janë të lidhur.

Nëse dyshohet për rrezik infektimi, dërgohet një e-mail, që të merren masat e duhura. Programi ndihmon gjithashtu dhe shokët e përdoruesit që të ruhen nga të dhëna dashakeqe, ndërsa kontrollon profilin e tyre për ndonjë link të rrezikshëm.

Që të dyja versionet janë të certifikuar nga Windows 8 Certification, dhe përdorin logon ” Windows 8 Compatible ” dhe gjenden gjithashtu për përdoruesit e Windows 8 në Microsoft’s Company Windows 8 Store të çdo vendi.

Exit mobile version