Facebook aktivizon opsionin dislake; si funksionon?

Facebook-ReactionsFacebook aktivizon opsionin dislake; si funksionon? Facebook  iu përgjigj më në fund kërkesave të përdoruesve duke shtuar të shumë kërkuarin “Dislike button” (butonin nuk e pëlqej), pasi butoni “Like” (pëlqej) shumë herë nuk ishte i përshtatshëm, sidomos në rastet jo të kënaqshme. Mark Zuckerberg dhe shokët e tij di fillojnë të testojnë nga sot të ashtuquajturin dislike button, por jo si mund ta fantazoni.

Facebook aktivizon opsionin dislake; si funksionon?

Zgjidhja e mesme që gjetën është të pasurojnë Like button (butonin Pëlqej), me emoji (imazhe të vogla). Opsioni “Reactions”, si quhet ka emoji për «Dua, Haha, Yay, Wow, Sad dhe Angry». Në varësi të asaj që ndjen për postimin konkret mund të zgjedhësh edhe imazhin e duhur.

Zuckerberg ka sqaruar edhe më parë se nuk do thjeshtë një buton dislike, pasi pas tij mund të kishte ngacmime në persona të ndryshëm dhe do të kishte rezultate jo fort të këndshme. Ndërkohë Reactinos është më tepër se një soft dislike (jo-pëlqim i butë). Testimet do të fillojnë nga Japonia dhe Irlanda. /Tech-Al.Info  Çfarë mendoni për butonin e ri të Facebook? A do të ketë sukses?

 

 

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Apple Hap NFC-në e iPhone për Aplikacionet e Palëve të Treta me iOS 18.1

Apple Hap NFC-në e iPhone për Aplikacionet e Palëve të Treta me iOS 18.1

Apple Hap NFC-në e iPhone për Aplikacionet e Palëve të Treta me iOS 18.1. Apple …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *