Site icon Tech Al Lajme Teknologjike

Facebook infektohet nga hashtag i Twitter-it

Facebook infektohet nga hashtag i Twitter-itMe sa duket dhe rrjeti social i njohur Facebook është infektuar nga hashtag që përdor dhe rrjeti social i famshmi Twitter. Sipas Wall Street Journal, Facebook po përgatitet të shtojë hashtag ( hashtag është butoni # ose i njohur në shqip si thurje ose diezis ), duke ofruar tek përdoruesit mundësinë për organizimin e bisedave të veçanta, ashtu si bëhet edhe në Twitter.

Facebook infektohet nga hashtag i Twitter-it

Burime anonime por që i njohin shumë mirë gjërat nga brenda, referojnë se edhe përse në Facebook  po punojnë për këtë projekt, kjo nuk do të thotë se janë gati për të bashkëngjitur këtë shërbim së shpejti. Shërbimi hashtag, që luan një rolë të rëndësishëm në Instagram të cilin e ka blerë Facebook, duket se është lëvizja normale e Graph Search, shërbimi i ri që u shtua kohët e fundit në rrjetin social.

Për momentin, Graph Search  përkufizohet duke u përdoruar vetëm për të gjetur vendndodhjen, shokët dhe pëlqimet e tyre. Por me shtimin e hashtag funksionimi i kërkimit do të mundësojë tek përdoruesit që kur bëjnë kërkime mund të marrin rezultate nga publikime që janë bërë në lidhje me atë çështje, si për shembull #kuriozitete. Por si ishte e pritshme, ky publikim nuk është komentuar nga Facebook dhe përfaqësuesi i kompanisë tha se nuk mund të komentojnë thashetheme.

Exit mobile version