Site icon Tech Al Lajme Teknologjike

Facebook ndryshon, i jep më shumë rendësi telefonave

Facebook ndryshon, i jep më shumë rendësi telefonaveNë një konferencë speciale, të Enjten, themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, prezantoi strukturën e re që do të ketë rrjedha e informacionit (newsfeed) në rrjetin shoqërorë e cila do të jetë shumë e përmirësuar për aparatet e telefonave të zgjuar (smartphone). Sipas deklaratave të CEO nga rrjeti shoqërorë FaceBook dhe krijuesi i saj, ky ndryshim konsiderohet, ndoshta si nga më të rëndësishmit që nga koha e krijimit. Ndryshimet që do të bëhen do të jenë për një përdorim sa më të mirë të rrjetit shoqërorë nëpërmjet aparateve të telefonave celular por dhe të tabletave për shfaqen e reklamave të internetit në Facebook, i cili tani është dhe konkurrenti kryesore i Google.

Facebook ndryshon, i jep më shumë rendësi telefonave

 

Ashtu si u shpreh dhe Zuckerberg, ky ndryshim ishte taktik pas shtimit të mundësisë së kërkimit që kompania ka shtuar kohët e fundit. Prezantimi u bë një muaj pas kërkimeve të PEW, e cila referon se përdoruesit e Facebook mund të mos e vizitojnë, akoma dhe për javë të tëra. Sipas të dhënave të fundit, përdoruesit e Fcaebook kishin arritur 1,06 miliard.

Exit mobile version