Site icon Tech Al Lajme Teknologjike

FBI kërkon nga Google të dhënat personale të përdoruesve

FBI kërkon nga Google të dhënat personale të përdoruesveFBI ka kërkuar nëpërmjet Letrave të Sigurisë Kombëtare (NSL) ka kërkuar gjate katërvjeçarit të kaluar 2009-2012 të dhënat e qindra përdoruesve nga kompania e internetit Google. Letrat u ligjëruan duke u bazuar në «ligjin patriotik» dhe u lejon autoriteteve amerikane të kërkojnë të dhëna nga agjencitë e mediave elektronike dhe të internetit, për të parandaluar sulmet terroriste. Por deri më sot përdorimi i tyre ka ngelur në errësirë, pasi FBI ka të drejtën për t’i detyruar kompanitë që të mos zbulojnë nëse e kanë marrë një kërkesë të tillë.

FBI kërkon nga Google të dhënat personale të përdoruesve

 

Por brenda një Raporti Transparent që e bënë çdo dy vjet, Google ka zbuluar të vërtetën duke deklaruar se çdo vit vinin në zyrat e vet deri në 999 Letra të Sigurisë Kombëtare. Kërkesat kishin lidhje me llogaritë e 1,000-2,000 përdoruesve në vitet 2009,2011, dhe 2012, kurse në vitin 2010 ishin e 2,000-3,000 përdoruesve.

Këta numra japin për herë të parë një imazh për mënyrën se si Prokuroria Amerikane i përdorte NSL-t. Gjithsesi, kolosi i internetit shmanget për të dhënë numra fiks, pasi FBI dhe Ministria e Drejtësisë e konsiderojnë një gjë të tillë si zbulim të hollësirave kërkimore.

Letrat e Sigurisë Kombëtare kanë hasur shumë kritika nga dhjetëra organizata për mortjen e të drejtat personale, kryesisht për faktin  se nuk kanë një urdhër kërkimi apo një vendim gjykate. Sipas organizatës Electronic Frontier Foundation, është një nga «votimi për “Ligjin Patriotik”* është një nga autorizimet më të rrezikshme që ju mundësua shërbimeve shtetërore»

*Ligji kundër terrorizmit.

Exit mobile version