G Flex i LG i bashkohet familjes se smarthpone te lakuar

G Flex i LG i bashkohet familjes se smarthpone te lakuar

LG është kompania e dytë prodhuese  koreane që lançon telefonin inteligjent të lakuar. Por ndryshe nga Samsung Galaxy Round, G Flex është i lakuar vertikalisht që të mund të  përshtate sa më mirë me fytyrën. Por përse një telefon i inteligjent të lakuar?

G Flex i LG i bashkohet familjes se smarthpone te lakuar

Sepse distanca gojë-mikrofon zvogëlohet dhe forca e zërit rritet  (rreth 3db), mbajtja bëhet më e qëndrueshme dhe mbajtja në xhepin e pasmë është më i lirshëm. Madje, edhe në pozicionin horizontal, shikimi i videove sjellë përvojën kinematografike IMAX, pohon prodhuesi.

G Flex ka një ekran të veçantë 6 inç dhe nuk ka butona anësor por vetëm butonin e pasmë, si tek G2. Kështu, LG pohon se pakësohet mundësia për të çaktivizuar telefonin gabimisht. Ekrani i lakuar telefonit inteligjent të LG prodhohet nga LG Display dhe sipas kompanisë, bëhet fjalë për plastiken OLED (POLED) më të madhe që është prodhuar në mënyrë masive. Është jashtë mase i hollë, e lehtë dhe elasticiteti i  POLED me lakim paneli OLED, prodhuar me shtresa plastike në vend të qelqit (përthyerje dhe rezistent).  Ekrani POLED është ndriçues dhe më i sakët falë teknologjisë softuerike Real RGB, e cila përmban dhe tre nën-pixels -të kuqe, jeshile dhe blu- në një pixel.

LG Chem zhvillojë teknologjinë e parë të baterisë së lakuar në botë, kështu që të mund të përputhet sa më mirë me LG G Flex. Bateria e lakuar e G Flex është prodhuar me teknologjinë e LG Chem, Stack & Folding, ofrojnë më shumë stabilitet dhe performanca më të mira. Pavarësisht formës së hollë, bateria e LG G Flex ka një kapacitet prej 3.500 mAh, «energji të mjaftueshme për të mbajtur më shumë se një ditë».

LG G Flex është telefoni i parë inteligjent i kompanisë me shtresë “Self Healing” ne pjesën e pasme. Kompania LG deklaron se kjo shtresë plastike mbron nga përdorimi i përditshëm, nga gërvishtjet e mundshme dhe nga çdo dëmtim tjetër që mund të pësojnë telefonat inteligjent ma këllëf. Por atë që prodhuesi i jep më shumë rëndësi është zëri i LG G Flex në MP3, ka një cilësi CD ose ndryshe 24 bit/192kHz Hi-Fi.

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Apple ndalon downgrade

Apple ndalon downgrade në iOS 17.6: Përditësimi i detyruar në iOS 17.6.1 ose më të ri

Apple ndalon Downgrade në iOS 17.6: Përditësimi i detyruar në iOS 17.6.1 ose më të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *