Google po eksperimenton teknologji të re për të zëvendësuar passwordin e përdoruesve

Google po eksperimenton teknologji të re për të zëvendësuar passwordin e përdoruesveGoogle po eksperimenton teknologji të re për të zëvendësuar passwordin e përdoruesve, si një kartë mikroskopike USB e kompanisë Yubico e cila do t’u lejonte përdoruesve të lidhen në llogarinë e tyre në mënyrë automatike. Në një artikull të revistës IEEE Security & Privacy e cila flitet të dalë në qarkullim në ditët në vazhdim, zv. presidenti i sigurisë së Google Eric Grosse dhe inxhinieri Mayank Upadhyay, po analizojnë metoda të ndryshme të cilat do të mund të përdoren nga përdoruesit në vend të përdorimit klasik për vendosjen e passwordit nëmënyrë manuale në atë automatike.

Google po eksperimenton teknologji të re për të zëvendësuar passwordin e përdoruesve

 

Të dy personat folën për Wired dhe zbuluan zgjidhjen e kartës Yubico e cila logjikisht është e koduar dhe kur një përdorues e përdorë në një aparat, lidhet direkt në mënyrë automatike në llogarinë e tij ose në një shërbim të caktuar ,si prsh. Gmail , Google Drive etj.

Çasti dhe momenti ku do pushoi “dhimbja e kokës” për të kujtuar kodin që të lidhemi, ndoshta nuk është dhe aq afër, pasi duhet të gjenden zgjidhje të kënaqshme në lidhe me koston e kartave, por dhe të sigurisë, pasi nëse karta “magjike” bie në duart e personave të tretë, nëpërmjet saj do të ketë të drejtë hyrje në cilin do web shërbim që korrespondojnë të dhënat e ekartës.

 

 

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Apple Hap NFC-në e iPhone për Aplikacionet e Palëve të Treta me iOS 18.1

Apple Hap NFC-në e iPhone për Aplikacionet e Palëve të Treta me iOS 18.1

Apple Hap NFC-në e iPhone për Aplikacionet e Palëve të Treta me iOS 18.1. Apple …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *