Instagram censuron shfaqen e hashtagut natural immunity

Instagram censuron shfaqen e hashtagut natural immunity

Instagram censuron shfaqen e hashtagut natural immunity. Sado e habitshme të na duket, e vërteta është që Instagram ka bllokuar shfaqjen e hashtagut #naturalimmunity (imunitet natyral).

Instagram censuron shfaqen e hashtagut natural immunity

 Kur shkruan këtë hashtag, Instagarmi deri dje shfaqte një mesazh ku shkruante: “Ky hashtag është i fshehtë. Postimet për #naturalimmunity janë limituar sepse komuniteti ka raportuar që disa shkrime nuk janë në përputhje me Rregulloren e Komunitetit të Instagram.”

Kjo ndodhi për shkak të shumë postimeve që përdornin këtë hashtag dhe referonin histori që deklaronin se ata që ishin shëruar nga COVID, kishin më pak mundësi që të infektoheshin përsëri COVID në krahasim me ata që ishin vaksinuar, por që nuk kishin rënë në kontakt më parë me COVID.

Në lidhje me këtë, një studim izraelit me 700.000 persona, që u bë këtë muaj, tregoi se ata që kishin shfaqur më parë infektime kishin 13 herë më pak mundësi të infektoheshin për herë të dytë në krahasim me ata që vetëm ishin vaksinuar. Duke e dëgjuar këtë lajmë, shumë filluan të përdorin rrjetet sociale për ta diskutuar.

Megjithatë, Instagram ka filluar që të kufizojë përdorimin e hashtagve. Madje deputeti Amerikan Thomas Massie, i cili është mbajtur i informuar për censurën e Big Tech, komentoi bllokun, duke thënë: “Instagrami bllokoi hashtagun #naturalimmunity. Mos harroni se Kongresi pagoi tek “CDCgov 1 miliard dollarë për tregun e vaksinimit. Dyshoj se shumë nga këto kanë kaluar në duart e kompanive të rrjeteve sociale. Gjithashtu, factcheck-dot-org financohet nga një grup që ka në depozita vaksina me vlerë 2 miliarda dollarë.”

Madje sot nëse kërkon #naturalimmunitiy ne instagram do shfaqet mesazhi si në foton e më poshtme ku shkruan: “Na vjen keq, kjo faqe nuk është e mundshme. Lidhje që ju ndiqni mund të jetë e dëmtuar, ose faqja është eliminuar. Shkoni pas tek Instagrami”

 Instagram ka bllokuar shfaqjen e hashtagut #naturalimmunity

Me gjithë këto përdoruesit shmangin bllokimin duke përdorur hashtage të ngjashme, fjalë të ngjashme ose duke shtuar emoji. /Lajme Teknologjike

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Bateria e OnePlus 8T karikohet full

Bateria e OnePlus 8T do të karikohet full për vetëm 39 minuta

Bateria e OnePlus 8T do të karikohet full për vetëm 39 minuta. Kjo është vërtetë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.