iOS 7: Premier me murmuritje, probleme dhe boshlleqe ne siguri
Ekspertët hiqen që kanë zbuluar vrima për sa i përket sigurisë në iOS 7. Më saktësisht, kërkuesit e kompanisë Cenzic publikuan se pikasën një vrimë në sigurinë për aktivizimin zanor të Siri, të së njohurës portës së informacionit dhe e zbatimit të komandave bazë, e cila i lijon çdo kujt kalojë kyçjen e aparatit dhe të zbatojë një sërë komandash.
Sipas dy studiuesve funksionet që mund të kryen nëpërmjet Siri, ndonëse teorikisht aparati është i kyçur me kod -ose në rastin eiPhone 5S me shenjën e gishtit të përdoruesit, janë: thirrje e çfarë do numri telefoni, dërgimi i mesazheve me identitetin e mbajtësit të aparatit, dërgimi i email, thirrja e numrave të fundit, shikimi i kontakteve të veçanta, kërkimi i informacioneve të kontakteve me emra të përbashkët, publikimet në rrjetet sociale Twitter dhe në Facebook dhe marrja e adresave që janë ruajtur në hartën e aplikimeve të Apple.
Disa nga këto funksione të ngjashme janë gjetur edhe në platformat më të hershme to iPhone, duke përfshirë edhe ata që punojnë me iOS6.
«Nëse bie në duar të gabuara, iPhone juaj do të mund të drejtonte në zbulimin e informacioneve të identitetit tuaj, akoma edhe nëse është i kyçur apo i mbrojtur me kod», shkroi në blog Tyler Rorbaugh, kryeinxhinieri i Cenzic.