iOS 9 gati për shkarkim; Kujdes me upgrade!

shkarkoni iOS-9iOS 9 gati për shkarkim; Kujdes me upgrade!
Para disa orësh kompania Apple mundësoi për shkarkim sistemin operativ të ri të shumë pritur. Versioni i ri ashtu siç është përfolur është quajtur iOS 9. Nga sot iOS 9 është gati për shkarkim për të gjitha aparatet iPhone dhe iPad ku, me instalimin e tij sjellë një sërë ndryshimesh të rëndësishme.

iOS 9 gati për shkarkim; Kujdes me upgrade!

Ndryshimi i parë i dukshëm është se instalimi i iOS 9 kërkon shumë më pak vend në aparat, gati 1 GB, në krahasim me iOS 8 që duheshin të paktën 4 GB për t’u bërë upgrade (instalimi i versionit të ri). Një kujdes i madh i është kushtuar edhe ndihmësit dixhital Siri, i cili tani përshtatet shumë mirë me aparatin dhe përmbanë aftësi të avancuara për kërkim dhe funksionim.

Si përfundim, disa ndryshime të vogla optike, janë përmirësimi i përdorimit të baterisë së aparatit, e cila përmbanë rregullimet dhe mundësin për zvogëlimin e konsumit, që e çonë jetëgjatësinë e saj gati 3 orë dhe ndryshimi i shumëpritur ndryshimi i “zgjuar” i tastierës të shkronjave të vogla dhe kapital. Ja vlen të përmëndet se në deklaratën e djeshme CEO i Apple, Tim Kuk, i siguroi përdoruesit se me versionin e ri do të mund të çinstalonin aplikacionet e Apple që nuk i dëshironin, gjë që akoma nuk mund ta bëjnë.

Por të rejat e fundit sipas Mashable, shumë përdorues nga e gjithë bota, deklarojnë probleme në shkarkimin e iOS 9 direkt në aparate, dhe sugjerojnë që të bëhet lidhja me kompjuterin dhe të bëjnë upgrade nëpërmjet iTunes. /Tech-Al.Info

Më poshtë është lista e aparateve që janë kontabël me sistemin e ri operativ iOS 9, të Apple:
iPhone 6 Plus
iPhone 6
iPhone 5S
iPhone 5C
iPhone 5
iPhone 4S
iPad Air 2
iPad Air
iPad 4
iPad 3
iPad 2
iPad Mini 3
iPad Mini 2
iPad Mini
iPod Touch 5G

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Apple Hap NFC-në e iPhone për Aplikacionet e Palëve të Treta me iOS 18.1

Apple Hap NFC-në e iPhone për Aplikacionet e Palëve të Treta me iOS 18.1

Apple Hap NFC-në e iPhone për Aplikacionet e Palëve të Treta me iOS 18.1. Apple …

2 comments

  1. shkëpute iPhone dhe lidhe përsëri. Nëse ke përsëri problem atëhere ndërro kabullin e USB.
    Por kujdes përdor versionin e fundit të iTunes.

  2. UN E KAM KLIKUAR PER TA INSTALUAR IOS 9 E TASHT PO MA QET NE EKRAN VETEM VERIFYING UPDATE GATI QE 2 OR OSHT DUKE INSTALUAR E ASGJE NUK PO REAGON DUA TE ME KSHILLONI A TE PRES A PO TA QKYQI IPHONE EDHE PASTAJ TA KYQI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *