iPhone 17 Pro – Risi që e bëjnë smartphone-in më të fuqishëm të Apple

iPhone 17 Pro – Risi që e bëjnë smartphone-in më të fuqishëm të Apple. Vetëm pak orë para eventit të Apple (sot më 9 shtator), mbërrijnë zbulimet e fundit mbi iPhone 17 Pro dhe Pro Max. Ngjarja “Awe dropping” e Apple është shumë afër dhe lajmet e minutës së fundit shtojnë detaje të reja mbi atë që na pret. Sipas informacioneve që kemi këtu në Tech Al, modelet iPhone 17 Pro dhe Pro Max do të sjellin disa risi të rëndësishme, si në aspektin harduerik ashtu edhe estetik.
iPhone 17 Pro – Risi që e bëjnë smartphone-in më të fuqishëm të Apple
Apple duket se dëshiron të guxojë me gamën e ngjyrave për modelet e saj Pro. Pas disa vitesh me tonalitete më të thjeshta, këtë vit priten dy variante të reja: portokalli dhe blu e errët, që do t’u shtohen ngjyrave tradicionale. Portokallia, në veçanti, është një ngjyrë e paprovuar më parë për linjën Pro dhe mund të kujtojë butonin portokalli Action të Apple Watch Ultra.
Në aspektin fotografik, përmirësimi më interesant pritet të jetë tek zmadhimi optik, i cili do të kalojë nga 5x tek iPhone 16 Pro, në një maksimum prej 8x tek iPhone 17 Pro.
Një tjetër risi ka të bëjë me sistemin e shpërndarjes së nxehtësisë. Apple do të prezantojë për herë të parë në një iPhone një vapor chamber cooling system, i cili përdoret prej kohësh në disa smartphone Android të nivelit të lartë. Ky sistem pritet të përmirësojë performancën në skenarët më intensivë, si p.sh. gaming me frame rate të lartë ose regjistrimi i gjatë i videove në 4K/8K, duke reduktuar mbinxehjen dhe uljen e performancës (throttling).
Në pjesën e pasme do të gjejmë një modul të ridizenjuar kamere, me tre sensorë prej 48 megapikselësh secili. Pra, jo vetëm sensori kryesor, por edhe ai ultra-wide dhe telephoto do të fitojnë rezolucion më të lartë, duke hapur mundësinë për foto më të detajuara dhe më fleksibël. Kjo tregon qartë dëshirën e Apple për ta forcuar edhe më shumë serinë e iPhone Pro si një pikë referimi në fotografinë mobile.