iPhone 6S: asnjë problem me screen protectors në 3D Touch!
Duke i’u përgjigjur me e-mail Phill Schiller, VP of marketing të Apple deklaroi se nga momenti që këto aksesorë për mbrojtjen e ekranit mbajnë linjat e drejta që ka vendosur Apple, atëherë nuk do të ketë asnjë problem.
Por çfarë duhet të dini për aksesorët mbrojtës që të mos jetë pengesë në teknologjinë 3D Touch për të patur një përvojë sa më të mirë? Apple ka paraqitur një listë me gjërat që duhet të dini për të mbrojtur iPhone por në të njëjtën kohë të shfrytëzoni teknologjinë 3D Touch.
Pra sipas guidelines të Apple:
● Screen protector nuk duhet të kaloi trashësinë 0.3 mm.
● Nuk duhet të ketë flluska ajri
●Nuk duhet të jetë elektricitet përcjellëse
Pra, nëse mbani këto parasyshë kur do të blini aksesorë për iPhone 6S apo aksesorë për iPhone 6S Plus të jeni të sigurt që nuk do të keni asnjë problem me 3D Touch por do të kemi një përvojë të bukur me teknologjinë e re 3D Touch. /Tech-Al.Info/
Burimi