iPhone behet ceshtje sherri
Dy shokët kaluan orë përpjekjesh për të identifikuar vendndodhjen e aparatit. Aplikacioni i drejtoj tek një burrë me një biçikletë. “Pashë një zotëri me një biçikletë, iu vura ne ndjekje duke përdorur aplikacionin dhe sa herë që treguese stabilizohesh, tipi me biçikletë kishte ndaluar”- tha Kenneth Sxhmidgall. Djemtë e ndoqën hajdutin duke e filmuar ngjarjen. Edhe pse e humbën tre herë, arritën që ta kapnin në një bregdet. Në videon që qarkullon në internet, duket që Kenneth Sxhmidgall ndeshet me personin me mënyrë të dhunshme. Sipas përshkrimit të tij, hajduti e goditi në fytyrë me një gur.
Përleshja zgjati rreth 18 minuta.
Greg Torkelson pohoi se e spërkati në fytyrë me një lloj sprej piperi dhe u munda që ta kapte. Në vend ngjarje u ndodh një polic jashtë shërbimit dhe e mbajti burrin deri sa mbërritën forcat e rendit. “Donim të merrnim vetëm iPhonin”- deklaroi Torkelson duke shtuar:” Në një gradë ishte dhe adrenalina… me ndjekjen që të mund të kapnim personin”. Në fundi i betejës, Schmidgall ngeli me një buzë të çarë dhe disa gërvishtje, kurse hajdutin me dëmtime në fytyrë dhe në duar.