iPhone bëhet shkak vdekje ku një 25vjeçare goditi me makinë një 17vjeçar shokun e vet dhe u largua si një zonjë, ngjarja ndodhi në Bronx të New York. Jasmine Diaz u arrestua pasi familjarët e Frankie Hernandez kanë gjetur trupin e pa jetë në Morris Avenue rreth orës 1:30 am të së mërkurës .
«Vrapova në rrugë por tashmë ishtetepër vonë» deklaroi e ëma viktimës Iris Hernandez, «koka i ishte shtypur, nuk lëvizte, dhe kishte gjak gjithandej».
iPhone behet shkak vdekje
Pas një debati dhe përdorimit të alkoolit, sipas burimeve policore, Diaz shkeli gazin dhe drejtoj mjetin e saj drejt Hernandez dhe pasi e goditi iku e qet.Kur mbërriti ekuipazhi i ambulancës e gjeti djaloshin pa ndjenja dhe me goditje serioze. Djaloshi u dërgua në spital ku u vërtetua edhe vdekja e tij. Familjarët e tij thanë se Diaz dhe Hernandez kishin gati një vit që shoqëroheshin bashkë por lidhja e tyre nuk ishte as një herë e qëndrueshme. Diaz ishte dadoja e Hernandez kur ishte i vogël. «U rritën bashkë, nuk donte ta linte. Ishte e çmendur. I pëlqente ta godiste dhe ta shfrytëzonte», shtoj e ëma e 17vjeçarit. Sipas familjarëve të Hernandez, Diaz e tërbua kur Hernandez e hodhi pa dashje iPhonin e saj i cili u thye. «I bërtiste për telefonin»the e ëma e viktimës, «ai thoshte se e bëri pa dashje. Por nuk i interesonte, e kishte kapur isteria»