iPhone S5, imazhet e para për këtë prototip, a janë të vërteta?
Para disa ditësh kishte dalë në qarkullim një skicë që tregonte një patentë të kompanisë nga ajo e Cupertino dhe si për surprizë të të gjithëve iPhone i ri ngjanë shumë në paraqitjen e atyre imazheve të paraqitura nga krijuesit e patentave. Kjo gjë na vë pak në mendime për sa i përket besueshmërisë së këtyre imazheve, prandaj është mirë që të jemi pak të mbrojtur.
Pavarësisht gjithë këtyre, duke e parë me një sy pak kritik bëhet shumë e qartë se paraqitja dhe modeli duket se nuk i ngjasojnë shumë me shijet e kompanisë Apple dhe devijojnë shumë nga politika e firmës, e cila është e dhënë pas prerje më katrore.
Por nuk duhet harruar se askush nuk mund të na e thoi me siguri se sa origjinale janë fotografitë, prandaj as gjë nuk duhet marrë për bazë për momentin.