Karakteristikat e modelit te ri HTC One M8

Karakteristikat e modelit te ri HTC One M8
Μodelit i ri HTC One M8

Për modelin e ri të HTC-s, HTC One M8, qarkullojnë shumë thashetheme, por më në fund erdhi momenti për të mësuar diçka nga burime zyrtare. Sipas faqes së vetë HTC-s, në modelin e ri HTC One M8 ka shumë përmirësime si në brendësi por edhe në pamjen e jashtme duke filluar nga trupi metalik që është shtuar nga 70 për qind në 90 për qind. Kujtova se modeli i kaluar, HTC One M7, kishte karakteristika të shkëlqyera në modelimin e tij, por duket se modeli i ri HTC One M8 ia tejkalon.

 

Karakteristikat e modelit te ri HTC One M8

Me sa duket mendimet e klientëve u dëgjuan nga HTC dhe u hodhën në aksion duke përmirësuar modelin e ri të HTC One M8 me largimin e butonave gjithashtu është shtuar dhe suportimi i një karte microSD. Dhe përmirësimi nuk ndalon me kaq, i përmirësuar vjen edhe BoomSound, zhvendosja e kufjeve dhe përmirësimi i kamerës për një përvojë më të mirë. Në lidhje me këto përmirësime do të shkruaj një artikull tjetër së shpejti këtu në Tech Al.

  • Procesor Qualcomm Snapdragon 801 në 2.3 GHz
  • Ekran LCD 5 inch 1080p që përbëhet nga Gorilla Glass 3
  • Sistemi Operativ Android 4.4 με το HTC Sense 6 dhe BlinkFeed të përmirësuar
  • 16/32 GB memorie të brendshme dhe suportimin e kartës microSD deri 128 GB
  • 2GB memorie RAM
  • 802.11 a ac / b / g / n WiFi dhe Bluetooth 4.0 me APTX / të aktivizuar
  • HTC BoomSound duke ofruar edhe stereo
  • HTC UltraPixel kamera (me madhësinë e modelit të kaluar)
  • Kamera e parme  5 megapixel
  • Bateri 2.600 mAh
  • Përmasat 146.36 x 70.6 x 9,35 mm dhe 160 gr

Si mund të shikoni, modeli i ri HTC One M8 shkon shumë me atë Samsung Galaxy S5 dhe shumë smartphones Android. Për sa i përket çmimit të të riut HTC One M8 dhe kur do jetë i disponueshëm edhe në Shqipëri pritet por ajo që dihet është se në Amerikë do të qarkulloj me çmimin $699 i zhbllokuar.

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB. Pak ditë para njoftimit zyrtar nga Apple, thashethemet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.