Site icon Tech Al Lajme Teknologjike

Karakteristikat e modelit te ri HTC One M8

Karakteristikat e modelit te ri HTC One M8
Μodelit i ri HTC One M8

Për modelin e ri të HTC-s, HTC One M8, qarkullojnë shumë thashetheme, por më në fund erdhi momenti për të mësuar diçka nga burime zyrtare. Sipas faqes së vetë HTC-s, në modelin e ri HTC One M8 ka shumë përmirësime si në brendësi por edhe në pamjen e jashtme duke filluar nga trupi metalik që është shtuar nga 70 për qind në 90 për qind. Kujtova se modeli i kaluar, HTC One M7, kishte karakteristika të shkëlqyera në modelimin e tij, por duket se modeli i ri HTC One M8 ia tejkalon.

 

Karakteristikat e modelit te ri HTC One M8

Me sa duket mendimet e klientëve u dëgjuan nga HTC dhe u hodhën në aksion duke përmirësuar modelin e ri të HTC One M8 me largimin e butonave gjithashtu është shtuar dhe suportimi i një karte microSD. Dhe përmirësimi nuk ndalon me kaq, i përmirësuar vjen edhe BoomSound, zhvendosja e kufjeve dhe përmirësimi i kamerës për një përvojë më të mirë. Në lidhje me këto përmirësime do të shkruaj një artikull tjetër së shpejti këtu në Tech Al.

Si mund të shikoni, modeli i ri HTC One M8 shkon shumë me atë Samsung Galaxy S5 dhe shumë smartphones Android. Për sa i përket çmimit të të riut HTC One M8 dhe kur do jetë i disponueshëm edhe në Shqipëri pritet por ajo që dihet është se në Amerikë do të qarkulloj me çmimin $699 i zhbllokuar.

Exit mobile version