Kompanitë telefonike përkufizojnë ofertat ndërkombëtare!

telephone-cord-cutterKompanitë telefonike përkufizojnë ofertat ndërkombëtare! Me ardhjen e vjeshtës dhe fillimin e shtatorit të gjithë sa jetojnë në Shqiperi kanë vënë re një ndryshim tepër të madh përsa i përket paketave që ofronin kompanitë e telekomunikacionit që operojnë në Shqipëri. Dhe ajo që ra më shumë në sy janë minutat ndërkombëtare. Prandaj mund të keni pyetur se përse është bërë ky ndryshim?

Kompanitë telefonike përkufizojnë ofertat ndërkombëtare!

Nëse i keni bërë një pyetje ndonjë mikut tuaj, ndoshta keni marrë përgjigjen: “epo u mësuan këta të rjepin popullin” ose “të gjithë hajdutë janë”, por faktikisht nuk është kjo arsyeja kryesore. Ose ndoshta mund të keni pyetur personin ku bëni rimbushjen e numrit tuaj, ku në shumicën e rasteve nuk është përfaqësues i ndonjë kompanie, dhe ju ka thënë “nuk e di, janë hequr. Tani këto paketa janë, kë të bëj? “.
Por edhe ata që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe kanë njerëzit e tyre të dashur më Shqipëri kanë parë që aty ku nga Shqipëria i merrnin në telefon dhe flisnin me minuta të tëra tani kanë rënë në qetësi. Prandaj mund të pyesni se çfarë ka ndodhur me ofertat që kompanitë celulare ofronin për abonentët e tyre?
Prandaj stafi i Tech-Al kontaktoi të gjitha kompanitë celulare që operojnë në Shqipëri për të marrë një përgjigje zyrtare për këtë. Dhe nga përgjigja që na dhanë treguan që problemi erdhi nga kompanitë e huaja. Nga ajo që shqiptarët filluan të bënin shumë telefonata jashtë Shqipërisë telefonata hyrëse, pra telefonatat drejt Shqipërisë pothuajse u eliminuan fare. Për këtë arsye ndërkombëtarët rritën tarifat për kompanitë Shqiptare (këtu shtojmë se çdo kompani paguan një tarifë kompanisë tjetër, qoftë brenda apo jashtë vendit). Pra për këtë arsye të gjitha kompanitë në Shqipëri u detyruan që të heqin nga paketat e tyre atë lumë minutash për thirrjet ndërkombëtare. /Tech-Al.Info

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Apple Hap NFC-në e iPhone për Aplikacionet e Palëve të Treta me iOS 18.1

Apple Hap NFC-në e iPhone për Aplikacionet e Palëve të Treta me iOS 18.1

Apple Hap NFC-në e iPhone për Aplikacionet e Palëve të Treta me iOS 18.1. Apple …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *