AirPods janë kufjet pa tela të Apple. Edhe pse me vonesë të madhe, dolën në qarkullim disa ditë më parë. Kjo i dha mundësinë grupit të iFixit, që ta marrin në duart e tyre dhe ti “aperojnë”.
Kufjet AirPods të Apple vlerësohen me 0
Ato që bëjnë zakonisht grupi i iFixit është: marrin aparate të ndryshëm, i hapin dhe në vazhdim japin një vlerësim sesa lehtë prodhohet ai aparat.
Tani, përsa i përket Apple AirPods të rejat nuk janë fare të mira. Kufjet e Apple u vlerësuan zero. Me pak fjalë, morën vlerësimin më të dobët që mund të merrnin. Çdo kujfe peshon vetëm 4 gramë edhe pse ka brënda bateri, wireless chip (Apple W1), mikrofonin, sensor afërsie dhe accelerometer.
Ajo që vërtetuan kur i hapen kufjet është se Apple i kishte siguruar të gjitha pjesët e jashtme me shumë ngjitës. Gjë kjo që e bënë të pamundur që të mund t’i bashkoshë të gjitha pjesët bashkë. Veshja e karikimit ka më pak ngjitës, por hapja edhe këtu nuk është aspak e lehtë.
edhe mua budallallik me duket te shpenzosh kaq para.
Po mo ti, kot fare me pak fjale