Kujdes qarkullon Android.Fakeapp Trojan që vjedh të dhënat!
Trojani shfaqet herë pas here në ekran dhe mundohet të mashtrojë përdoruesit që të vendosin numrin e tyre të telefonit dhe fjalëkalimin. Nëse përdoruesi shtyp Enter, atëherë Trojani dërgon të dhënat tek krijuesit. Ata mundohen t’i përdorin për të këto të dhëna për të pasur akses në llogari të tjera të përdoruesit dhe këto t’i shesin te hakerat në tregun e zi.
Ky version i Fakeapp nuk është se vetëm ngjan me hyrjen në Uber. Ky i jep përdoruesit ndjesinë e një gabimi në siguri dhe për të mos shfaqur dyshime, ngarkon pamjen e aplikacionit normal të Uber që tregon vendin e përdoruesit sapo shtyp Enter.
Symantec rekomandon tek përdoruesit që të kenë të përditësuar programin. Të instalojnë aplikacione të njohura anti-malware dhe të mos zbresin aplikacione nga site që nuk i njohin.
Ngjashëm dhe përfaqësues të Uber rekomandojnë tek përdoruesit e tyre të mos shkarkojnë aplikacione përveç Google Play Store. Për faktin se gabime ndodhin. Uber referon se ka një seri kontrollesh sigurie dhe sistem që ndihmojnë në gjurmimin dhe bllokimin e mos autorizimin e lidhjeve. Edhe nëse përdoruesi ka dhënë kodin e vetë gabimisht është i mbrojtur. Tech Al