Site icon Tech Al Lajme Teknologjike

LG dhe Samsung vijnë me ekrane të palosshëm!

samsung-foldable-phoneLG dhe Samsung vijnë me ekrane të palosshëm! Deri më sot aparati më i përafërt me ekran të palosur ishte Galaxy S6 Edge, ku ekrani i të cilit është me skaje të rrumbullakët dhe plotësisht funksional. Në të kaluarën kemi parë disa prototipa por asnjë nga ata nuk ka arritur në treg.

LG dhe Samsung vijnë me ekrane të palosshëm!

Dy kundërshtarët kryesorë janë koreanët Samsung dhe LG dhe presim se cilët nga të dy do ia dalë mbanë. Por kjo ndoshta mund të ndryshojë shumë shpejtë, pasi sipas informacioneve nga Korea, LG dhe Samsung janë shumë afër që të përfundojnë ndonjë projekt me ekran të palosshëm.  Nëse të gjitha do të shkojnë sipas afatit kohorë dhe nuk hasin ndonjë vështirësi ka shumë mundësi që të shikojmë një aparat të tillë brenda 2016, nga LG por edhe nga Samsung.

Ç’është e vërteta nuk është hera e parë që dëgjojmë thashetheme të tilla. Më parë gjatë vitit kishim dëgjuar se Samsung po punonte mbi një projekt të quajtur Valley, për aparate me ekran të palosshëm. Gjithashtu edhe për LG ishin dëgjuar se po punonte me një foldable që do ta prodhonte në masë, por nuk kemi dëgjuar më informacione se në cilin nivel ndodhen.

Gjithsesi nëse konsiderojmë se thashethemet sa vinë e bëhen më të shpeshta kohët e fundit, një aparat me ekran të palosshëm nuk duhet të jetë shumë larg. Megjithatë nuk presim që të shikojmë këtë teknologji në ndonjë flagship, pasi nuk është dëgjuar ndonjë gjë e tillë dhe gjithashtu nuk është testuar gjerësisht nga konsumatorë, kështu që mund të shikojmë një aparat version të limituar fillimisht.

Si mendoni, a ka për të qenë më i suksesshmi nga smarphonet tani që kërkojmë gjithnjë e më shumë dizajn të rinj?

 

Exit mobile version