Site icon Tech Al Lajme Teknologjike

LG G4 smartfoni i dytë me kamerën më të mirë!

overall_ratings
LG G4 smartfoni i dytë me kamerën më të mirë! Zgjedhja e një smartfoni varet shumë nga kamera që ka, nga momenti që celulari ka zëvendësuar aparatin fotografik, asnjëri nuk dëshiron në smartfon me karakteristika të larta por që ka një kamera të keqe. Një shembull është ai i Nexus nga Google që janë aparate të mirë në përgjithësi, por çalojnë tek kamera.

LG G4 smartfoni i dytë me kamerën më të mirë!


Kompania LG me nxjerrjen e LG G4 një nga pikat që i dha shumë rendësi është kamera. flagship-i që ka 5 muaj jetë, ka kamera me sensor të madhësisë 1/2.6-inch me rezolucion 16 Megapixels dhe lente me një hapje maksimale F/1.8 (lejon që kaloi 80% më shumë dritë në sensor). Kjo hapje maksimale e lentes lejon që të kemi foto më të mira në ndriçim të dobët por dhe më të vogël fushë thellësie për fotografi “artistike” (në veçanti portrete), pasi transmeton një pamje më tërheqëse të sfondit.
Siaps testimeve të reja që bënë DxOMark, kamera e LG G4 zë vendin e dytë për cilësinë e kameras. Futet në të njëjtën kategori me Samsung Galaxy Note 4 dhe Motorola Moto X Style, ndërsa lë pas konkurentët si iPhone 6 Plus dhe Sony Xperia Z3+. Në vendë të parë vazhdon qëndrojë Samsung Galaxy S6 Edge që nga Prilli.
Nga karakteristikat që e bënë kamerën e LG G4 të dallohet është saktësia në fokusin automatik, aftësia për të dhënë rezultate të mira në kushte të ndriçimit të dobët. /Tech-Al.Info/

Exit mobile version