Site icon Tech Al Lajme Teknologjike

Linku i komenteve ne nje dritare te re (zgjidhje)

Linku i komenteve ne nje dritare te re (zgjidhje)
Link ne nje dritare te re

Në këtë artikull do të shpjegojmë se si të veproni që linku i autorit të komentit të mos hapet në të njëjtën dritare por të hapet në një dritare tjetër. Por dikush mund të pyes se përse është e nevojshme kjo? Ose nuk mund të përdorë vizitori butonin kthehu para? Logjika është fare e thjeshtë për të mos humbur vizitorin që tashmë keni në faqe dhe vizitori shumë mirë mund ta përdorë butonin kthehu para, por jo të gjithë e bëjnë këtë.

Linku i komenteve ne nje dritare te re (zgjidhje)

Faktikisht disa preferojnë që ta heqin fare mundësin e linkeve në komente, por edhe kjo nuk është një gjë e mirë, pasi të jemi realistë të gjithë kemi nevojën për ndihmë nga njeri tjetri, prandaj është mese e logjikshme që të përdorim edhe mundësin që komentatori të mund të vendosë edhe linkun e faqes së vetë, nëse ka kuptohet, pasi ai është një opsion jo i detyrueshëm.

Por nga krahu tjetër disa faqe e përdorin këtë opsion si karrem, por përse e them këtë? Faktikisht ata të nxisin që ti të komentosh dhe si shkëmbim të komentit të përfitosh një  backlink për faqen tënde. Por ata kur moderojn komentin e heqin këtë link gjë kjo që nuk është e drejtë. Por thithësi janë vetë adminat e faqeve ata që vendosin rregulloren dhe çdo faqe ka politikën e vetë.

Por kjo metodë edhe keq përdoret në të njëjtën kohë pasi të shumtë janë ata që tek emri vendosin një fjalë kyçë, gjë kjo që bie ndesh edhe me politikën e Google për të bërë SEO, prandaj ata që komentojnë bëjnë mirë që emrin në koment të përdorin ose emrin e tyre ose një pseudonim, por t’i shmangen prirjes për të vendosur një fjalë kyçë.

Ok, le të kthehemi përsëri tek tema, pra çfarë duhet të bëni që linku i autorit të komentit të hapet në një faqe tjetër edhe jo tek ajo faqe që është? Zgjidhja është tepër e thjeshtë.
Logohuni në panelin e adimint, pastaj klikoni ne Appearance dhe pastaj Editore ose vendosni këtë link ne shfletuesin tuaj http://faqajua/wp-admin/theme-editor.php pasi keni shkuar tek editimi i theme që keni çekoni functions.php dhe ne fund vendosni këtë kodë:


function get_comment_author_link_new() {

$url = get_comment_author_url();
$author = get_comment_author();

if (empty( $url ) || 'http://' == $url)

$return = $author;

else

$return = "<a href="$url" target="_blank" rel="external nofollow">$author</a>";

return apply_filters('get_comment_author_link_new', $return);

}

add_filter('get_comment_author_link', 'get_comment_author_link_new');

Pra me këtë komandë tashmë ju nuk largoni më vizitorët nga faqja juaj, por në të njëjtën kohë lejoni që edhe komentuesit të mund të vendosin një link në komentin e tyre, dhe ju  si një shenjë mirënjohje për komentin e tyre e lejoni që të ketë një backlink në faqen tuaj.

 

Exit mobile version