Në mënyre teorike çdo motorë kërkimi, Searche Engine do të gjejë dhe do të regjistrojë vetë të gjitha faqet që ekzistojnë në internet, mjafton që të jetë njëherë e regjistruar në motorin e një faqe tjetër e cila ka referencë drejt atyre. Interneti është një qytet i madh ( përllogariten me shumë se një miliard faqe) dhe zgjerohet me një shpejtësi kaq të madhe sa motori i kërkimit Altavista ka regjistruar “vetëm” 300 milion faqe (është për tu theksuar se motorët si Google dhe Direct Hit përdorin mënyra të ndryshe regjistrimi të cilat nuk mund të dihet numri i sakët i faqeve të ruajtura).
Mënyra më e mirë për regjistrimin e faqes në motorët e kërkimeve
Për këtë arsye çdo webmaster duhet të jetë ai vetë që të regjistroj faqen/t e tij në forma të veçanta regjistrimi në çdo motorë kërkimi , zakonisht dikush mund ta gjeje nga fillimi i faqes së motorit pas një reference me titull “Add URL“, “Submit web site” ose diçka të ngjashme. Si për shembull për tu regjistruar në google kërko Add URL to Google.
Sigurisht që ekzistojnë dhe programe të cilat mundësojnë regjistrimin në shumë motorë kërkimesh njëherësh. Megjithatë, mendimi se nuk është mirë të përdoren është për dy arsye:
Nuk janë të besueshme, pasi kam provuar disa herë për regjistrim të faqes me një nga këto programe dhe si përfundim u pranua vetëm pasi u bë regjistrimi në mënyrë manuale.
Në shumicën e rasteve regjistrimi i tyre bëhet në vende që nuk kanë vlerë, sipas dikujt që kishte studiuar 700 motorë në të cilët mund të regjistrosh një faqe me një program, duke përdorur këtë metodë zbuloj se programi paraqet faqet për regjistrim akoma edhe në motorët e kërkimit për të verbëtit hebrenj.
Pra është mirë që të bëjmë regjistrimin në pak por në motorë cilësor se sa në shumë por që janë pa vlerë. Nëse kjo ju duket shumë e lodhshme, ngushëllohuni me mendimin se të njëjtin problem hasin edhe shume webmaster të cilët janë të detyruar që të ndjekin këto hapa të bezdisshëm, por është për tu theksuar se sipas SearchEngineWatch shumica preferojnë ta bëjnë regjistrimin e faqeve në mënyrë manuale për arsyet e lartë përmendura.
Dhe me këtë rast është për tu theksuar se më kot pohojnë disa kompani web hosting që regjistrojnë çdo faqe të klientëve të tyre në 10,20 apo 500 motorë kërkimesh. Në realitet thjeshtë e “paraqesin për regjistrim” sepse nuk kanë as një mundësi për të ndikuar vendim marrjen e çdo motorë kërkimi, pra ka një ndryshim të madh midis “regjistroj” dhe “paraqes për regjistrim“.