Site icon Tech Al Lajme Teknologjike

Microsoft deklaron lancimin e Windows 8.1

Nga Windows XP ne Windows 8 nje nga kombinimet me te keqija te Microsoft
New ver. Windows 8.1

Pas shumë thashethemesh që qarkullonin për versionin e ri të Windows, me  Windows 8.1, duket se kompania Microsoft vendosi që të bëjë deklaratën e saj. Sipas burimeve nga Microsoft bëjnë të ditur se lancimi zyrtar i versionit të ri Windows 8.1 do të dalë më 17 Tetor 2013.

Microsoft deklaron lancimin e Windows 8.1

Ky përditësim do të jetë falas për të gjithë ata që tashmë përdorin Windows 8. Përdoruesit e Windows 8 mund ta shkarkojnë versionin e ri nëpërmjet Windows Store. Por cilat do të jenë të rejat e versionit Windows 8.1?


Windows 8.1 vazhdon vizionin e tyre me inovacione dhe përmirësime të vazhdueshme për klientët. Edhe Windows 8.1 sjell shumë përmirësime në fusha të tilla si personalizim, Internet Explorer 11, kërkimi i cili është mundësuar nga Bing, Aplikacione shtesë të integruara duke përfshirë disa të reja, Windows Store të përmirësuar dhe lidhjen me SkyDrive. Por burimet bëjnë të ditur se bashkë me versionin e ri do të jetë i bashkëngjitur edhe Skpye./ tech-al.info

Exit mobile version