Microsoft Lumia 950 XL i njëjti çmim me iPhone 6S me bonus 200 euro!

microsoft-lumia-940-01-570Microsoft Lumia 950 XL i njëjti çmim me iPhone 6S me bonus 200 euro! Sipas informacioneve që vijnë nga Franca, flagship-i i ri i Microsoft që do të prezantohet më 6 Tetor nuk do të jetë nga smartfonat ekonomikë. Thuhet se çmimi i Microsoft Lumia 950 XL do të jetë pothuajse i njëjtë me atë të modelit të ri iPhone 6S, por që të bëj shitjen më tërheqëse, Microsoft do të jap aksesorë për Microsoft Lumia 950 XL të vlerës 200 euro.

Microsoft Lumia 950 XL i njëjti çmim me iPhone 6S me bonus 200 euro!

Më konkretisht thuhet se do jetë pakëz më poshtë se iPhone 6S i ri. Edhe pse nuk referohet se cilit aksesorë do të jenë ato që do shoqërojnë Microsoft Lumia 950 XL, presim që të jenë Continuum Dock, bokse Bluetooth, Wireless charger (karikues me valë), dhe të tjera. Burimet nga SmartphoneFrance, e cila jep informacionet, referojnë se do prezantohet më 6 Tetor (Microsoft ka programuar edhe një press event atë ditë) dhe do fillojë të jetë i disponueshëm nga 28 Tetori.
Të njëjtat burime thonë se celulari do të ketë një premium ndjesi, për faktin se për bërjen e tij është përdorur polycarbonate.

Karakteristikat teknike të Microsoft Lumia 950 XL

microsoft-lumia-940-02-570Modeli Microsoft Lumia 950 XL pritet që të vijë me ekran 5.7 inç QHD, procesor tetëbërthamësh Snapdragon 810, memorie RAM 3GB, memorie të brendshme 32GB e cila mund të shtohet me kartë memorie dhe bateria do të jetë 3300mAh. Kamerat do të jenë dy, kamera e pasme 20 Megapixel PureView me Carl Zeiss lent, triple-LED flash, kamera të parme 5 Megapixel. Kurse përbërja do të jetë plastike.
Derisa të bëhët njoftimi zyrtarë këtu në Tech-Al jemi shumë të rezervuar, por si do ju dukej sikur Microsoft të zgjidhte të lëvizi në nivelin e Apple duke bërë ndryshimin me aksesorë të vlerës 200 euro?

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB. Pak ditë para njoftimit zyrtar nga Apple, thashethemet …

2 comments

  1. Po mirë për këtë jam dakord edhe unë që konkurimi është në ë njejta cilesi çmim më i ulët ose cilësi më e lartë çmim i njëjt.
    Por përse mendon se Microsoft është i dështuar?

  2. Une nuk mendoj se Microsoft eshte i afte per t’i shpallur konkurence Apple. Pasi konkurenca eshte ne cilesi dhe cmim jo ne dhurata. Gjithashtu Microsoft ka treguar qe eshte nje kompani e deshtuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.