Site icon Tech Al Lajme Teknologjike

Modelet e reja Sony Xperia vijnë në Shator!

Modelet e reja Sony Xperia vijnë në Shator! Sony ka njoftuar se do të prezantojë një press event më 1 Shtator gjatë IFA 2016, që do të paraqitet në Berlin. Gjatë evenimentit pritet që Sony të prezantojë Sony Xperia XR dhe Sony Xperia X Compact.

Modelet e reja Sony Xperia vijnë në Shator!

Njoftimi zyrtarë i dy smartfonave mund të bëhet në fillim të muajit. Por dalja në qarkullim ka shumë mundësi që të bëhet më 24 Shtator. Kjo thuhet në një postim që qarkullon në rrjetin social Twitter. Në postim shkruhet se atë ditë do të dalin Style Covers të rinj, të cilët nuk do të jenë «të vetme».

Nëse Sony vendos vërtet që të hedh në qarkullim Sony Xperia XR dhe Sony Xperia X Compact gjatë shtatorit, atëherë do të jenë ndryshe na të tjerat modele X të cilat u prezantuan në muajin Shkurt. Bëhet fjalë për Sony Xperia X që qarkullojë në Maj dhe nga Sony Xperia X Performance më Qershor.

Sony Xperia X Comapct thuhet se do të vijë me ekran 4.6 inç dhe bateri 2700mAh. Procesori pritet të jetë katërbërthamsh Sandragon 820. Ndoshta mund të shikojmë memoria RAM 3 ose 4 GB. Për sa i përket kamerës nuk ka ndonjë informacion, por pritet që të ketë  dalje USB-C.

Tek Sony Xperia XR pritet të ketë ekran 5.2 inç, memorie RAM 4GB. Kamera e pasme 23 MP me flash dopio LED, laser-assisted focusing dhe kamera të parme 13 MP. Këto janë informacionet momentale që Tech AL ka për modelet e reja Sony Xperia, për hollësira të tjera do ju shkruajmë në artikujt në vazhdim. /Tech Al

Exit mobile version